GREQI- Marius Diamanti dyshohet të jetë autori i vrasjes së biznesmenit 47 vjeçar belg Christoph Wageman, i cili u gjet i vdekur jashtë shtëpisë së tij në Voula të Athinës në maj 2020.
Mediat greke kanë publikuar detaje të reja sipas të cilave Waegeman është ekzekutuar me 2 plumba në kokë jashtë banesës së tij nga shqiptari Marius Diamanti i cili po ashtu u ekzekutua në nëntor të vitit 2021 në karburantin që kishte në pronësi në qendër të Athinës. Krimi i vrasjes së tij është ende i pazbardhur.
Biznesmeni belg i cili u ekzekutua nga shqiptari jetonte në Greqi me bashkëshorten e tij braziliane dhe fëmijën e mitur, duke përdorur edhe identitetin fals Giorgos Kristoforos. Sapo viktima zbriti nga fuoristrada e tij “Volvo” me targa zviceriane, u qëllua dy herë me armë zjarri. Në vitin 2015, Ëaegeman është dënuar në Belgjikë me 12 vjet burg për trafik kokaine nga Amerika Latine përmes Portit të Antwerp. Ëageman ishte gjithashtu një nga të dyshuarit e dosjes “Mackerel”, ku hetohej trafiku i kokainës nga grupi i Abdelilah EM alias Black, i cili ndodhet në Dubai. Në këtë dosje, Ëageman njihet me emrin Geert Nelle.
Sipas autoriteteve greke, dyshohet se shkak për konfliktin mes Diamantit dhe biznesmenit belg të jetë bërë humbja e një ngarkese kokaine të ardhur nga Amerika Latine që ishte përgjegjësi e këtij të fundit.
Marius Diamanti u ekzekutua në 16 nëntor të vitit 2021 teksa u qëllua në breshëri automatiku teksa qëndronte jashtë pikës së karburantit që kishte në pronësi. Diamanti kishte precendentë të mëparshëm penalë dhe ishte arrestuar më herët gjithashtu për vrasjen e një tjetër shqiptari në 14 shkurt te vitit 2014 ne Kipseli të Athinës, ku sipas hetimeve rezultoi se arma e përdorur ishte ajo që mbante 37-vjeçari për hesapet e tij të kokainës. Motivi i vrasjes dyshohet se kanë qenë mosmarrëveshjet financiare mes autorit dhe viktimës. Mirëpo, 37-vjeçari përfundimisht u shpall i pafajshëm pasi pretendoi se arma ishte përdorur nga një person tjetër dhe se ai nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen në Kipseli.