"Ekzekutorët e bankierit Santo janë nga Nikla e Fushë-Krujës", gazetari Artan Hoxha tregon vrasjet e bujshme pa autorë

Gazetari i Report Tv Artan Hoxha i ftuar në studion e Repolitix me gazetarin Denis Minga, ka thënë janë disa vrasje të bujshme për të cilat ka të dhëna se autorët janë nga fshati Nikël i Fushë-Krujës.

Hoxha ka përmendur vrasjen e bankierit Artan Santo, gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, e kryekomunarit socialist në Kukës. Deputeti Qefalia ka replikuar me ish-drejtorin e Policisë Erzen Breçani, lidhur me statistikat dhe punën  e policisë së Shtetit.

Diskutimet në studion e Report Tv:

Erzen Breçani: Unë në karrierën time policore i kam urryer statistikat. Është defakt.  Sduhet ta demotivojmë punën e policies duke thënë se kush fiton krimi apo shteti. Kriminaliteti është shtuar, grupet kriminale janë të mirëstrukturuara. Ka vjedhje dhe vrasje që duhen parë.

Xhemal Qefalia: Ke të zhdukur në kohën tuaj? Na ka gjetur Pëllumbi atje. Nën drejtimin e drejtorit të policisë ka patur më shumë vrasje. E bëtë Shqipërinë sikur është vendi më i kriminalizuar.

Gazetari Artan Hoxha:Të kemi parasysh se qëllimi është se jemi në mbështetje të policisë. Statistikat janë tregues por të kemi parasysh. Ditët kur qeveria bëri mbledhjen e fundit në Vlorë, në 25 gusht. Unë pashë lajmet nga Italia. Atëherë kur supozohej se ishte siguria e lartë, nga Vlora ishin nisur 3 gomone. Edhe pse u mblodh qeveria në Vlorë, u nisën 3 gomone me drogë në Itali. Ata e dinin shumë mirë si të lëviznin. Krimi është globalizuar, nuk është nevoja të firmosë marrëveshje dypalëshe e trepalëshe. Nuk më intereson çfarë bëhet me PD. Breçani e mbaj mend me kallash në krah, duke bërë detyrën, ka kapur shumë nga këta që sot janë rrugëve. Rëndësi ka vullneti politik.

Gazetari Denis Minga: Ka ndryshuar diçka në qasjen e policisë?

Gazetari Artan Hoxha: Mua më bëhet qejfi që RENEA kishte logon. Kushdo ka parë sot se çfarë janë në gjendje të bëjnë ato bluza të zeza nëse dalin. Mbështes mendimin që dha Erzeni. Ka rënë numri i vrasjeve, por në disa zona, ka patur vrasje që janë pa autorë. Vrasje tipike mafioze. Që policia e ka të vështirë ti përballojë.

Gazetari Denis Minga: Cilat janë vrasjet e bujshme që autorët janë nga Nikla?

Gazetari Artan Hoxha:Nuk janë kapur autorët se ata janë vrarë. Kërkojmë vrasësit e vrasësve. Duhet që policia të presë zinxhirin. Është pozitiv fakti që RENEA po lëviz. Kur dalin përcjellin vullnet politik. Askush se kundërshtoi sot operacionin. Një nga ngjarjet ku autori është nga Nikla është vrasja e bankierit Artan Santo, kryekomunarit në Kukës, gjyqtari Skerdilajd Konomi.

Erzen Breçani: E kanë provuar ata forcën e RENEA-s në Nikël. Shumë kanë respekt për zotërinë, por është për vlerësim policia e Shtetit.

Ditën e sotme FNSH, RENEA dhe Policia zhvilluan një operacion blic në Nikël të Fushë-Krujës ku u arrestuan 5 persona e 11 të tjerë u ndaluan. Operacioni i Policisë në Nikël zhvillohet pas një seri aksionesh të tjera në Shkodër, Lezhë, Mamurras, Elbasan, e Tiranë. Kontrollet dhe arrestimet vijnë pas disa vrasjeve, ku vetëm në Shkodër në 2 muaj kanë ndodhur 6 vrasje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Highlanderi: 13/09/2018 19:14

    Po per Berishen thuhet gje nga do jene o profesor Artani?

    Përgjigju
  • JIKU: 13/09/2018 08:43

    Po pse nuk shkon ne polici ky te denoncoje emrat e autoreve meqe I deklaron nga jane?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas