Ekzekutuan Santiago Malkon/ Krimet e Rënda marin dosjen për grup kriminal, 5 akuza për klanin 'Duka'!

Ekzekutuan Santiago Malkon/ Krimet e Rënda marin dosjen për grup kriminal, 5 akuza për klanin 'Duka'!

TIRANË-Vrasja e Santiago Malkos në 27 gusht 2019 ishte planifikuar nga një skuadër e përbërë nga 7 anëtarë, të cilët kanë qënë aktivë në teren, ndërsa dy persona të tjerë janë ata që kanë urdhëruar dhe paguar Fatmir Hysenin “Doqen” e Vlorës për të hapur zjarr në drejtim të objektivit Malko.

Etja për të vrarë Santiago Malkon dhe për të mos i lënë asnjë mundësi shpëtimi këtij personi, ka qënë e madhe, kjo pasi shihet qartë dhe hapur mobilizimi i klanit “Duka”, në logjistikë, në burime njerëzore dhe burime financiare. “Shqiptarja.com” e cila ka investiguar dhe publikuar e para se hija e kujt klani fshihej pas kësaj vraje, emrat dhe rolin e klanit “Duka” në këtë ngjarje, sot sjell të plotë akuzat që janë ngritur ndaj personave të shpallur në kërkim si Leonard dhe Elis Duka, Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj ose “Gabeli”, Fatmir Hyseni ose “Doqja” dhe Bledar Teta. Që prej ditës së sotme këta persona hetohen dhe akuzohen për akuzën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”, “Vjedhjes së automjeteve” dhe “Përdorimi i dokumentacionit apo sinjaleve dhe shenjave të policisë së Shtetit, në pikat kufitare”.

Për të gjitha këto akuza tashmë grupi “Duka”, nuk do të hetohet më nga prokuroria e Tiranës por do jetë Prokuroria e Krimeve të Rënda ajo që ka marë në dorën hetimin. “Shqiptarja.com” mëson se prokurori i Tiranës Naim Tota, ka shpallur moskopetencën dhe ja ka kaluar çështjen e vrasjes së Santiago Malkos, kolegëve të tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Tashmë do jetë kjo prokurori që do drejtojë hetimin kundër këtij grupi kriminal, të cilët për këtë ngjarje kanë marë pjesë plot 9 persona. Gazeta “Shqiptarja.com” mëson se automjeti tip Benz që i ka prerë rrugën Santiago Malkos dhe prej andej Fatmir Hyseni dhe Dritan Agaj dyshohet të kenë qëlluar mbi 15 plumba, rezulton të jetë vjedhur në qytetin e Laçit, posaqërisht për të kryer këtë krim. Momentalisht i vetmi që është arrestuar për këtë ngjarje është Bledar Teta, i cili ka qënë pjesë e vëzhgimit të Santiago Malkos, ndërkohë pas krimit në ikje e sipër Teta, sipas prokurorisë ka thyer telefonin dhe kartën SIM, duke asgjësuar të dhënat dhe bisedat brendat tij. Ndërkohë nga operacioni policor për kapjen e këtyre personave janë sekuestruar dhe disa mjete luksoze të cilat përllogariten me vlerë 700 mijë euro. Mes makinave të sekuestruara është dhe mjeti me vlerë 300 mijë euro, i ish-miss Univers Trejsi Sejdini, e dashura e Leonard Duka. Nga informacionet operative që policia e Tiranës ka mbledhur lidhur me vrasjen e Santiago Malkos ka rezulton se klani “Duka”, ose siç njihet ndryshe në Tiranë dhe si “banda e Romëve”, ka kontraktuar Fatmir Hysenin nga Vlora pjesë e “grupit të Çamëve” për të eleminuar fizikisht, Santiago Malkon, ky i fundit shok i biznesmenit të lojrave të fatit Ervis Martinaj.

Hyseni dhe Elvis Gaçaj ose “Gabeli”, ky i fundit pjesë e klanit “Duka” dyshohet se janë qitësit me automatik në drejtim të Santiago Malkos, i cili pasi është rrethuar është qëlluar për vdekje me 9 plumba në trup. Hyseni njihet në Vlorë me nofkën “Doqe” dhe ka një të kaluar kriminale dhe është dyshuar si një nga bashkëpuntorët e vrasjes së vëllait të Viktor Ymerit në Vlorë, ose siç njihet ndryshe në këtë qytet si “Tori i Xhihanes”. Sipas informacioneve që policia e Vlorës ka referuar në policinë e kryeqytet për Fatmir Hyseni, vrasja e vëllait të Viktorit ka ndodhur në Vlorë në vitin 1999, dhe ai ashtu si dhe vetë Viktori, ka qënë daja i Edison Harizaj, i konsideruar në Vlorë si “i paprekshmi”, por i vrarë me 52 plumba në 7 nëntor 2018 në dalje të Durrësit, ku së bashku me të mbeti i vrarë dhe Genci Caci. Ka rezultuar se Fatmir Hyseni është çam, dhe kunati i Dritan Veselit ose siç njihej ndryshe në qytetin bregdetar si “Didi i Vlorës” ose “Didi Çami”, i vrarë në 14 shtator 2004 në Vlorë. Hyseni dhe “Didi” cilësohen nga policia dhe prokuroria si kundërshtarët më të mëdhenj të Viktor Ymerit dhe Edison Harizajt, ky i fundit i vrarë, ndërsa Viktori, vijon të vuajë dënimin me 24 vite burgim në burgun e Peqinit për vrasjen e Gëzim Muçës dhe plagosjen e Taulant Maskës në rrugën“Via della Traversa del Grill” në Romë.
 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim