Identifikohen vrasësit e Santiago Malkos/ 8 persona në kërkim, sekuestrohen supermakinat e Leonard Dukës (FOTO)

TIRANE - Një muaj pas vrasjes së mënyrë mafioze të ish-efektivit të policisë Santjago Malko, hetuesit kanë zbardhur atentatin ndaj tij, duke shpallur zyrtarisht me vendim gjykate në kërkim 8 personat që kanë marrë pjesë në ngjarjen e ndodhur më 27 Gusht.

Të premten, Gjykata e Tiranës caktoi masën e arrestit me burg në mungesë për vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, si dhe për Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku, dhe Dritan Agaj, të gjithë banues në Tiranë. Arrest me burg në mungesë u caktua edhe për Fatmir Hyseni, nga Vlora, i njohur ndryshe me nofkën “Doqja”.

Sipas policisë, ata akuzohen si grup i strukturuar kriminal dhe e konkretisht për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Tashmë, vrasja e 26-vjeçarit Malko do të hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për shkak të akuzës së grupit të strukturuar.

Mësohet se familja Duka, që prej Tetorit të vitit 2018, janë nën hetim nga Krimet e Rënda për pastrim parash, e të dyshuar për veprat penale si ajo e vrasjes, apo edhe e trafikut të drogës.

Burime pranë grupit hetimor sqaruan se pas vrasjes së Malkos, policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje Leonard Dukën, Dritan Agajn por dhe persona të tjerë, duke i lënë sërish të lirë për mungesë provash. Tashmë, policia ka sekuestruar edhe 8 automjete të tyre, disa prej të cilave janë përdorur edhe në ngjarje.

Report Tv ka mundur të sigurojë edhe fotot e dy nga mjeteve të bllokuara, në pronësi të Leonard Dukës, e vetëm pikërisht kjo makinë tip Audi W10 e blinduar kap vlerën e 300 mijë eurove.

Sipas policisë, për personat e shpallur në kërkim, ka prova të forta që i implikojnë ata në ngjarje. Burime nga grupi hetimor sqaruan se provat më të forta janë ato të pamjeve filmike të kamerave të sigurisë në vendin ku ndodhi krimi. Hetuesit kanë përcaktuar qartë e të dokumentuar edhe rolet përkatëse të tyre që nga ruajta dhe mbajtja nën survejim e mjetit BMW X5 me të cilën lëvizte Santjago Malko.

Por, dyshimet e policisë u përforcuan edhe më shumë nga dëshmia e Blendi Tetës, i cili tashmë ndodhet në qeli. Ai deklaroi se para se të ndodhte krimi ka qenë duke darkuar në lokalin e vëllezërve Duka në zonën e Freskut dhe me urdhër të këtyre të fundit kanë lëvizur prej andej për të ndjekur lëvizjet e një mjeti BMW X5. Ndërkohë, në kamerat e sigurisë vërehen lëvizjet e të gjithë personave të përfshirë në ngjarje, e ndërsa i kërkuari Ilir Selmani zbret nga makina ku ndodhej e mbledh bishtat e cigareve të konsumuara nga Blendi Teta, duke i hedhur në koshin e mbeturinave.

1569400835_blediteta.jpg

Bledi Teta, i arrestuar

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:35
8 të kërkuarit për vrasjen e Malkos/ Ja kujt i përkasin Audi i blinduar e Benzi GLE që mori dhuratë ish-missi Trejsi Sejdini

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grupi kriminal që ekzekutuan Santiago Malkon një muaj më parë në Tiranë. Makina e blinduar tip Audi A8 W10 që është e blinduar rezulton të jetë në pronësi të Dukajve. Kjo makinë kap në vlerë prej 300 mijë eurove.

Po kështu automjeti tjetër Mercedes Benz, GLE V8 biturbo, që kap një vlerë rreth 100 mijë eurove, është në zotërim të Leonard Dukës.  Makinë kjo të cilën ai ia kishte bërë dhuratë disa kohë më parë të dashurës së tij, Trejsi Sejdini.  Ish-miss Univers Albania 2018, Trejsi Sejdini ka publikuar edhe disa foto në rrjetet sociale me këtë makinë. Ku është edhe dita kur e merr si dhuratë rreth 17 javë më parë.

Edhe më parë Trejsi Sejdini është kapur me këtë grup të strukturuar kriminal. Më 8 prill të këtij viti gjatë një aksioni policia nuk ka mundur të sekuestrojë armën, por ka sekuestruar 68 fishekë luftarakë në një sirtar në banesën e Leonard Dukës dhe shumë plumba në ballkon. Ndërkohë janë arrestuar Leonard Duka, Oltjan Loga, Elvis Gaçaj, Dritan Agaj dhe bashkë me ta, në policinë e Tiranës është shoqëruar dhe ish-miss Univers Albania 2018, Trejsi Sejdini. Kjo e fundit pasi ka dhënë shpjegime është lënë e lirë, ndërkohë ndaj katër të arrestuarve është kërkuar mbajtja në qeli. 

Ora 12:18
Sportive, luksoze e të blinduara me vlerë 300 mijë ‎€, Report Tv siguron fotot e makinave e të kërkuarve për vrasjen e Santiago Malkos

Report TV siguron fotot e disa prej automjeteve që janë sekuestruar dhe që ishin në pronësi të 8 të shpallurve në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos.

Siç shihet nga pamjet e makinave, të shpallurit në kërkim bënin jetë luksoze. Makinat janë të tipit Mercedez Benz GLE V8 bitubo që çmimi i saj shkon deri në 113 mijë dollarë. Ndërsa një makinë tjetër luksoze e sekuestruar është një Audi A8 W10 e blinduar, që çmimi i saj përllogaritet të shkojë rreth 300 mijë euro.

Policia njoftoi se janë sekuestruar 8 automjete, mes tyre dhe automjetet e përdorura nga autorët për të kryer krimin, si dhe sendet e gjetura në brendësi të tyre .

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emi: 28/09/2019 19:17

    Mushin burgjete se kjo ashte demokracija si kan dashte.

    Përgjigju
  • Do bohem kriminel: 28/09/2019 17:55

    Me Trejsin ke qef te fshihesh nga policija. E keqja eshte kur te kapin dhe s fle me me Treisin po me Tasimin ne burgun e Peqinit.

    Përgjigju
  • Tani: 28/09/2019 17:28

    E merito kjo ate makin dhurat dhe atij vlonjatit I lumt dora

    Përgjigju
    • Inezi: 28/09/2019 22:10

      Vlorakut çam

  • amaro: 28/09/2019 17:01

    Elbasonllije te ka hije vdeksha per ju hahahahah

    Përgjigju
  • ard: 28/09/2019 16:06

    Hahahaha kjo era shurr

    Përgjigju
  • populli: 28/09/2019 15:26

    Po keto prokuroret po mbushen me miliona euro para se te kalojne ne veting,se vetingu jua gjen vendin ke tyre kriminele ,prokuror dhe gjykatesa,me te drejte gjermania tha po nuk u denuan ,keto qe u terhoqen nga vetingu dhe ato qe ngelen nuk ka europ per shqiperine.

    Përgjigju
  • Breket me shure dje, 300 mije euro make sot pasneser ne sharre: 28/09/2019 14:03

    Trejsi edhe ti ditet i ke te numeruara, po fjete me qente do gdhihesh me pleshta thote nje fjale e urte.

    Përgjigju
  • kokain: 28/09/2019 13:53

    ku i fut dot brenda kta, le te dokumentoj sa te doje policia ti ket ti shkruaj ne cv per raportim ne fund te vitit. Vulen e vendos gykata

    Përgjigju
  • Loti: 28/09/2019 11:20

    Jepjani ceshtjen te njejtit prokuror qe i la te lire kur u arestuan me arm ne makine te blinduar kur ishin duke shkuar te krynin vrasja. Tan Hoxha tha ai prokuror mori 250 000 e, tani qe vrasja u kry i takojne te pakten 750 000e.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

I dënuar përjetë për masakrën e Lushnjës, Laert Haxhiu ekstradohet sot nga Greqia

I dënuar përjetë për masakrën e Lushnjës, Laert Haxhiu ekstradohet sot nga Greqia