Barcelona po tregon një formë të shkëlqyer në miqësoret e verës në Amerikë ku së fundmi mposhti Real Madrid 0-1 në ‘El Clasico’. Gëzimi është parë qartë në klub, ndërsa presidenti Laporta është rikthyer të flasë edhe njëherë për një temë të nxehtë siç është ajo e Leo Messi-t. Në një intervistë për ‘ESPN’ numri 1 i klubit katalanas është shprehur:
“Shpresoj dhe uroj që kapitulli Messi në Barcelonë të mos jetë mbyllur. Është përgjegjësia jonë si klub për ta vijuar ta mbajmë të hapur këtë kapitull. Nuk dëshirojmë që ta mbyllim këtu me Leo Messi-n. Uroj që të ketë një moment që ti bëjmë gjërat ashtu siç duhen bërë, që ti rezervojmë një mbyllje të denjë karrierës së Leo Messi-t te Barcelona, shumë më të mirë nga ajo që pati sezonin e kaluar.”