Real Madrid-Barcelona do të jetë njëra prej dy gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit në Spanjë. Barcelona ka arritur që të kualifikohet mbrëmë pasi mundi në çerekfinale ekipin e Malagas me rezultatin 4-2 duke bërë të pavlefshëm barazimin në ndeshjen e parë në 'Camp Nou'.
Barcelona e filloi takimin në mënyrë të mrekullueshme, Pedro u tregua i saktë para portës pas tetë minutash lojë, duke kaluar në epërsi Barcelonën për 1-0.
Joaquin si zakonisht barazon rezultatin në 1-1 në minutën e 12-të.
Gerard Pique kaloi në avantazh përsëri ekipin e tij në minutën e 49’, i cili ia dedikoi golin fëmijës të tij të porsalindur, Milan.
Joaquinit përsëri protagonist në minutën e 68, pasi dha një asist për Roque Santa Cruz, i cili barazoi 2-2 dhe hapi ndeshjen përsëri.
Por Andres Iniesta dhe Mesi thyen shpresat e vendasve për tu kualifikuar duke shënuar dy golat e fundit.
Kështu Reali i Madridit pret ekipin e Barcelonës më 30 janar, ditë e mërkurë në Santiago Bernabeu, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet më 27 shkurt në Camp Nou.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com