Kjo është ndeshja e 222 mes dy ekipeve me një bilanc prej 88 fitoresh të Realit, 87 të Barcelonës dhe 47 barazime.
Në ndeshjet si e sotmja, ku “Los Blancos” luajnë në fushën e tyre, bilanci është 61-25 (24 barazime) për Realin.
Kjo është ndeshja e katërt brenda këtij edicioni pas dy ndeshjeve në Super Kupën e Spanjës dhe asaj në kampionat.
Sonte Reali do të kërkojë një fitore me cdo kusht për të hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në finale.
Në krahun tjetër Barcelona po kalon një formë të mirë në kampionat dhe serinë e rezultateve pozitive e kërkon edhe në kupë.
Dylber Balla