El Salvadori njeh shtetin e Kosovës
të hënën pritet njohja formale

El Salvadori njeh shtetin e Kosovës<br />të hënën pritet njohja formale
EL SALVADOR- El Salvadori është shteti i 101 që e ka njohur shtetin e Kosovës. Një burim brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme ka konfirmuar për gazetën “Express” se El Savadori tashmë ka marrë vendim për të njohur Kosovën shtet sovran dhe të pavarur.
 
MPJ tashmë ka marrë konfirmimin nga Ambasada e këtij shteti në OKB. Njohja formale, sipas këtij burimi do të vijë të hënën, kur ky shtet pritet të dërgojë në Prishtinë edhe notën verbale.
 
El Salvador është shteti i 101 që njeh pavarësinë e Kosovës. Shteti i fundit që ka njohur Kosovën ishte Egjipti.
 
Një ditë më parë, Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj kishte paralajmëruar në rrjetin social Facebook”, për një njohje të re të shtetit të Kosovës nga një vend në hemisferën perëndimore të globit.
 
“Lajmi i fundit: Kosova evropiane sonte pret një njohje të re nga një shtet i hemisferës perëndimore. Shumë shpejt do t'ju sjell detaje tjera”, ka shkruar Hoxhaj.
 
Ministri Hoxhaj në këto dy vjet disa herë ka vizituar Amerikën Latine dhe ka takuar përfaqësues të këtyre shteteve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin