Milani nuk sheh dritë në fund të tunelit duke u zhytur në krizë, pasi nuk arriti të vazhdonte serinë e dy fitoreve resht në Serinë A.
Fitorja me Xhenon u mendua se ishte fundi i krizës, por nuk rezultoi e vërtetë.
Barazimi 2-2 me Palermon ka lënë një shije të hidhur, jo vetëm se nuk arriti të fitonte, por loja la për të dëshiruar.
Në pjesën e parë milanistët pësojnë dy gola nga Micoli dhe Brienza.
Disavantazhi shokon të besuarit e Allegrit, të cilët e shohin veten në inferioritet në fushë.
Vendasit dominojnë edhe pas shënimit të golave, por kuqezinjtë gjejnë forcën duke reaguar.
Fillimisht ngushtojnë diferencën me Montolivion, më pas barazojnë me
El Sharauin duke dalë më një pikë nga kjo transfertë, e cila për mënyrën që rrodhi loja ishte maksimumi që mund të jepnin, por për historinë e Milanit është dështimi i radhës për këtë edicion.
(db/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com