Elbasan, e dashura 'fundos' kosovarin, e denoncon për dhunë, por ja çfarë zbulon policia

Elbasan, e dashura 'fundos' kosovarin, e denoncon për dhunë, por ja çfarë zbulon policia

Foto ilustruese

Një 36-vjeçar kosovar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Ka qenë denoncimi i të dashurës që ka nxjerrë zbuluar kosovarin, i cili ka rezultuar dhe mashtrues.

36-vjeçari ka mashtruar dy persona në Elbasan, duke ju marrë shuma të ndryshme parash.

Nga hetimi i policisë, ka rezultuar se shtetasi Burim Pushkolli akuzohet dhe për tre vepra penale të mashtrimit të kryera në Kosovë.

Njoftimi i policisë:
Policia e Elbasanit arreston një shtetas kosovar për Dhunë në Familje dhe Mashtrim. 36 vjeçari ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkejetueses. Gjithashtu ky shtetas nëpërmjet shpërdorimit të besimit ka mashtruar dy shtetas duke u marrë lekë me premtimin se do t’i ndihmonte për t’u punësuar.

Urdher arresti edhe nga Kosova për këtë shtetas për tre vepra penale të mashtrimit të kryera në Kosovë. Nga Specialistet për Hetimin e Krimit është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Burim Pushkolli, 36 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë.

Arrestimi i tij u krye sepse ndaj tij ka bërë kallzim penal shtetasja S.P 39 vjeçe banuese Elbasan, se shtetasi Burim Pushkolli ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike në mënyrë të vazhdusheme ndaj saj, pasi kjo bashkëjetonte me këtë shtetas.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi Burim Pushkolli nëpërmjet shpërdorimit të besimit i ka marë një sasi prej 100.000 mjë lek shtetasit F.M. 47 vjeç banues në Elbasan duke i premtuar se do e ndihmonte të regjistronte djalin në Akademin e Sigurisë në Tiranë.

Gjithashtu rezulton se shtetasi i mësiperm i ka marrë duke shpërdoruar besimin një sasi prej 50.000 mijë lekesh edhe shtetasit N.L.32 vjeç banues në Elbasan të cilit i ka premtuar se do e fuste në punë në Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Nga verifikimet e bëra me Policinë e Kosovës, ka rezultuar se për këtë shtetas ka urdhër arresti për tre vepra penale për mashtrim. Nga ana jonë është komunikuar me Zyren Interpol Tirana për kryerjen e verifikimeve të mëtejshme për këtë shtetas.

Matrialet hetimore që bëjë fjalë për veprën penale të “Dhunës në Familje” dhe “Mashtrimit” parashikuar nga neni 130/a dhe 143 i k. penal do ti kalojë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës