ELBASAN - Rruga që lidh rreth 100 familje të Lagjes "Dyle Haxhire" me pjesën tjetër të qytetit të Elbasanit është nën mbretërinë e ujit. Shkak për këtë situatë është mungesa e një kolektori, ndërsa gjëndja agravon kryesisht në ditët me shi. Banorët sqarojnë se ky problem është i përvitshëm dhe bëjnë apel për ndërtimin e kolektorit, ndërsa të rrezikuara nga uji janë edhe banesat e tyre.

“I njëjti problem është çdo vit, sa herë që shiu kalon nivelin e rrugës dhe ne jetojme me frikën se mos na përmbyt shtëpitë dhe orenditë tona! Politikanët kujtohen për ne, vetëm kur i duhet vota jonë ose kur afrojnë zgjedhjet, por kur ne i bejmë prezente shqetësimet tona, ato mbesin vetëm në letër”,- shprehen banorët.

Mungesa e kolektorit gjithashtu rrezikon të kthehet në një rrezik serioz për përhapjen e epidemive si pasojë e bashkimit të ujrave të bardha më ato të zeza.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)