ELBASAN - Një 17-vjeçar është sulmuar nga ariu në fshatin Kabash të Komunës Porocan të Gramshit. Blutë e Elbasanit bëjnë me dije se Festim Hoxholli ka përjetuar momente tmerrshme, ku pas sulmit nga një ari ka rënë në një humnerë në pyllin e fshatit.
I riu ndodhej në pyllin e fshatit Kabash, duke kullotur bagëtitë e shtëpisë kur përball me një ari, e ndërsa vrapoi për t’i shpëtuar, ariu e ka ndjekur nga pas duke i shkaktuar plagë të rënda në trup dhe duke e hedhur në një humnerë.
Burime për A1Report bëjnë me dije se në këtë moment djali ka telefonuar babanë e tij duke i thënë: “O ba po më sulmon ariu”. Në ndihmë të të riut kanë shkuar edhe shumë banorë të zonës.
Ndërsa ka qenë i ati i 17 vjeçarit që ka lajmëruar policinë, por për shkak të terrenit të vështirë është kërkuar ndihma e një helikopteri i cili ka transportuar të riun drejt spitalit të traumës në kryeqytet.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com