Elbasan, 2 aksidente
1 i vdekur, 4 të plagosu

Elbasan, 2 aksidente<br />1 i vdekur, 4 të plagosu
ELBASAN- Dy aksidente me pasojë vdekjen e një shtetasi dhe plagosjen e katër të tjerëve kanë ndodhur brenda një harku kohor prej 60 minutash në rrugët nacionale të qarkut të Elbasanit.

Burime të Policisë thanë për ATSH-ne se, “aksidenti i parë ka ndodhur në fshatin Rovje të komunës Kukur në Gramsh, ku një mjet tip kamion, i cili drejtohej nga shtetasi Ferat Rika, ka dalë nga rruga, ku ka gjetur vdekjen në vend njëri nga pasagjerët, shtetasi Firi Rika, si edhe janë aksidentuar shtetasit Shkëlzen Henko dhe drejtuesi shtetasi Ferat Rika".

Ndërkaq, një tjetër aksident me pasojë plagosjen e dy shtetasve të tjerë ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesat e fshatit Fikas”. Një mjet tip “Benz” me targa KR 8438 A, i cili drejtohej nga shtetësja Z.Zaco, 31 vjeçe, me banim në Tiranë, është përplasur me mjetin tip “Benz” me targa TR 5634 R, i cili drejtohej nga shtetasi G.Markja, rreth moshës 37 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, kanë mbetur të dëmtuar te dy drejtuesit, te cilët u dërguan në Spitalin Kirurgjik ne Elbasan për të marrë ndihmën mjekësore. Në të dy aksidentet ndodhen grupet hetimore, ku po hetojnë për shkaqet e tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS