Shkak i ndërprerjes së energjisë për familjet e këtyre fshatrave, sipas burimeve zyrtare, është bërë vjedhja e transformatorëve të energjisë nga persona të paidentifikuar. Rreth 200 familje të këtyre fshatrave, që ndodhen pranë rrugës kombëtare, do t’u duhet të përballen me mungesën e energjisë për një kohë të pacaktuar, ashtu sikurse ka ndodhur shpesh herë gjatë këtij viti edhe në disa fshatra të tjerë të këtij Qarku.
Kryeplaku i fshatit Gracen, Mexhit Topalli, thotë se “ prej disa ditësh familjarët dhe bizneset e këtyre fshatrave janë mjaft të shqetësuar për situatën e krijuar nga mungesa e energjisë, e cila nuk dihet se kur mund t’u rikthehet, pasi mungojnë përpjekjet për të rivendosur transformatorë të rinj", raporton atsh.
Ndërkaq, CEZ është njohur me situatën e krijuar dhe pritet që të zëvëndësojë transformatorët, por ende nuk kanë reaguar në lidhje me këtë situatë.
