Elbasan, 2 km hekurudhë të
vjedhura për skrap në 4 muaj

Elbasan, 2 km hekurudhë të<br /> vjedhura për skrap në 4 muaj
ELBASAN - Persona të ndryshëm kanë vjedhur shinat e hekurudhvs me qëllim tregtimin e tyre për skrap. Pamjet në videon e publikuar nga tv A1 Report, tregojnë se nga shinat e linjës hekurudhore, që lidh qytetin e Elbasanit me fabrikën e çimentos me gjatësi 3.5 km, janë vjedhur për skrap nga persona të papërgjegjshëm afro 2 km shinë hekurudhore. Mendohet se kjo grabitje është kryer vetëm në katër muaj.

Ndër vite, kjo linjë hekurudhore është përdorur për transportin e mallrave dhe të punonjësve të fabrikës por, sot ky segment është katandisur në gjendje të mjeruar.

Në pjesën më të madhe të rasteve, janë banorët e zonave përreth të cilët kryejnë këto grabitje.

Drejtori i Mirëmbajtjes së Hekurudhes në Elbasanit, Petrit Tola, është shprehur se, “situata paraqitet problematike në shumë zona të hekurudhës ku, drejtoria e Elbasanit duhet të mbulojë një sipërfaqe shumë të madhe me shina të hekurudhës nga Rrogozhina deri në Pogradec”. Më tej, Tola ka theksuar se, si drejtori, për të gjitha rastet janë plotësuar proces-verbalet e nevojshme dhe janë bërë kallëzimet pranë policisë së Elbasanit. "Di që ka pasur edhe arrestime”- tha drejtori i Mirëmbajtjes së Hekurudhes në Elbasanit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë