Elbasan, 900 gra bëjnë mamografinë
për parandalimin e kancerit të gjirit

Elbasan, 900 gra bëjnë mamografinë<br />për parandalimin e kancerit të gjirit
ELBASAN- Rreth 900 gra dhe vajza i janë drejtuar shërbimit të mamografisë në Elbasan gjatë muajit tetor për të kryer ekzaminimin që diagnostikon kancerin e gjirit. Një numër kaq i madh sa tre vite bashkë vjen nga fushata sensibilizuese e ndërmarrë këtë muaj nga Ministria e Shëndetësisë e mbështetur edhe nga OJF të ndryshme.
 
Kësaj nisme i është bashkuar edhe deputetja socialiste Evis Kushi e cila e ndjekur nga shumë gra dhe vajza ka vizituar ambientet e shërbimit të mamografisë duke treguar me shembullin e saj personal kujdesin për shëndetin që çdo grua duhet të ketë për të kapur në kohë një sëmundje të rrezikshme siç është kanceri i gjirit.

“Sigurisht që ardhja jonë sot këtu, nuk ka si qëllim vetëm të bëjmë kontrolle dhe vizita vetëm për vetën tonë, por sidomos të bëjmë thirrje dhe të sensibilizojmë të gjitha gratë e qytetit të Elbasanit por edhe me gjerë se kaq, që të kenë kujdes dhe t’i kushtojnë vëmendje të duhur shëndetit”, tha deputetja Kushi.
 
Ndërkohë drejtoresha e qendrës spitalore Desantila Tahiraj theksoi se falë sensibilizimit numri i rasteve që kanë bërë mamografinë deri në 27 tetor është disafishuar krahasuar me të kaluarën.

“Në fakt ajo që unë doja të theksoja është që parandalimi është një mënyrë për të parandaluar sëmundjet në fazën e tyre fillestare, çka bën që cilësia e jetës të jetë më e mirë. Faza ku sëmundja kapet në fazën fillestare, sëmundja është shumë më e lehtë për t’u trajtuar”, u shpreh drejtoresha e qendrës spitalore Desantila Tahiraj.
 
Ajo gjithashtu është shprehur se shërbimi shëndetësor do të jetë i gatshëm për të gjitha ato gra dhe vajza që kërkojnë të bëjnë një ekzaminim mamografik.
 
Elbasani prej më shumë se 3 vjetësh e ka shërbimin e mamografisë duke qenë një lehtësi e madhe për të gjitha gratë që hasin probleme por edhe ato që pas moshës 40 vjeç do të duhet t’i drejtohen këtij ekzaminimi për të parandaluar zhvillimin e një kanceri që mund të jetë me pasoja për shëndetin e tyre.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët