ELBASAN - Në prangat e policisë së Elbasanti janë vënë tre shtetas të cilët akuzohen se kanë shfrytëzuar për prostitucion dhe kryer marrdhënie seksuale me shtetasen e mitur me inicialet J.H,  12 vjeç,  banuese  në Elbasan.

Emine   Jahja,  26 vjeç,  Marsel  Jevgu,  21 vjeç dhe  Ilirjan  Xhepa,  62 vjeç të tre banues në qytetin e elbasanit akuzohen për veprën penale    “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim” ,  “Shtytje  të  miturve  në krim” dhe  “Marrëdhënie seksule me të mitur”.Këta tre shtetas u arrestuan mbrëmjen e djeshme nga Specialistët e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme  të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan  për  veprime të   mëtejshme   për  veprat   penale  “Shfrytëzim prostitucioni  e  kryer   në  bashkëpunim“  dhe “Marrëdhënia  seksuale  me  të  mitur”.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)