Elbasan, aksidentohet autobuzi 
me turiste malazezë, s'ka viktima

Elbasan, aksidentohet autobuzi <br />me turiste malazezë, s'ka viktima
ELBASAN - Një autobuz me turistë malazezë është përplasur me një makinë ku udhetonte nje familje në urën e Murrashit në aksin Elbasan –Librazhd. 

Autobuzi me targa maqedonase BDAU 368  është përplasur me një automjet tip Audi me targa AA484 DC. Autobuzi me turistë nga Mali i Zi mësohet se udhëtonte në drejtim të Maqedonisë, ndërkohë nga përplasja personat të cilët ndodheshin në të kanë pësuar dëmtime të lehta.
 
Mësohet se familjaret qe udhetonin në automjetin tip audi janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit, ku nuk raportohet për viktima. Familiarët që kanë marë plagë të lehta janë: Mikel Gjoni 28 vjeç, drejtues i mjetit, Gani Halili 67 vjeç, Boralda Suli 23 vjeç dhe Haxhire Gjoni 52 vjec, banues në komunën Bradashesh në Elbasan.

Shkak i aksidentit dyshohet se është lagështia në rrugë, me nisjen e reshjeve të shiut pasditen e sotme.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë