ELBASAN-  Gjykata e Elbasanit ka dhene masen e sigurise per gardianet e burgut te Peqinit, te cilet akuzohen se kane ndihmuar 4 te ndaluarit me rrezikshmeri te larte per te realizuar planin e tyre te arratisjes.
Prokurori Kreshnik Ajazi kerkoi arrest me burg per  7 te ndaluarit, mase e cila u la ne fuqi edhe nga trupi gjykues I cili kryesohej nga gjyqtar Arben Vrioni. Ne burg do te qendrojne gardianet Avni Bica, Gezim Behluli, Fatmir Aliaj dhe Bilbil Ymeri. Gjithashtu,  gjykata ka marre masen e arrestit me burg ndaj pergjegjesit te sektorit ligjor ne burgun e Peqinit Petrit Marnoj. Po ashtu, ne burg mbetet edhe 33 vjecari Jetmir Juzi, I cili eshte personi qe dyshohet se I ndihmonte nga jashte te denuarit per te vene ne zbatim planin e tyre te arratisjes. Pergjegjesi I sigurise ne burgun e Peqinit Abedin Hitaj do te hetohet ne gjendje te lire.
Ditën e shtunë, kater te denuar me rrezikshmëri të lartë tentuar te largohen nga burgu I sigurise se larte ne Peqin. Vëllezërit Admir dhe Genc Tafili, Fran Marashi dhe Gëzim Guri rreth nje vit me pare u arratisen nga burgu Drenoves./ATSH/