/ATSH-Miranda Sadiku /.- Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia, pasi ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka dhënë dënimin me 7 vjet burg për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim".
Burime të Policisë bëjnë të ditur se "27-vjeçari Bledar Toska, me banim në lagjen "Vullnetari", ka qenë person i shpallur në kërkim, pasi dy vjet më parë ai është dënuar në mungese ëpër veprën penale të sipërpërmendur".
Policia bën me dije se arrestimi i tij u krye pas hetimeve të kryera nga ekspertë të sektorit kundër lëndëve narkotike, të cilët bënë të mundur gjetjen e vendit ku qëndronte i fshehur 27-vjeçari. Tashmë ai pritet të transportohet drejt burgut të sigurisë së lartë të Peqinit për të kryer dënimin e marrë për veprën penale per të cilën akuzohet.
/Shqiptarja.com