Një 28- vjeçar është arrestuar në qytetin e Elbasanit, pasi lëvizte me armë pa leje.
Në pranga ka rënë Erion Çapia. Arrestimi i tij është bërë në lagjen “Emin Matraxhiu”, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në makinën që ai po drejtonte, është sekuestruar një armë zjarri tip “pistoletë” me mulli, me 6 fishekë të kalbrit 9mm.
Gjithashtu përveç armës pa leje, blutë e Elbasanit kanë sekuestruar edhe makinën që drejtohej nga i riu.
[gallery]23610[/gallery]
Njoftimi i policisë:
Qarkullonte me armë zjarri pa leje, arrestohet në flagrancë nga policia.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe një automjet.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Erion Çapia, 28 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi në Lagjen “Emin Matraxhiu”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me targa AA 831 LU, që drejtohej nga shtetasi i lartpërmendur, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Një armë zjarri pistoletë me mulli me 6 fishekë të kalibrit 9 mm.
Gjithashtu u sekuestrua dhe automjeti që drejtohej nga shtetasi Erion Çapia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com