Ministria e Financave njofton se të gjitha fondet buxhetore që nuk u shpenzuan nga ministritë dhe institucionet publike gjatë vitit 2025, tashmë janë transferuar në Fondin e Veçantë të Pensioneve.
Shuma përkatëse është rreth 167 milionë euro, të depozituara tashmë në Llogarinë Speciale të Fondit të Pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë.
Transferimi i këtyre fondeve, sipas Ministrisë së Financave, përfaqëson një premtim të mbajtur dhe një angazhim të qartë për të përmirësuar sistemin e pensioneve, duke siguruar stabilitet afatgjatë dhe menaxhim të përgjegjshëm të financave publike.
Po ashtu, sipas Ministrisë, Reforma e Pensioneve do të vijojë të zbatohet me vendosmëri, me qëllim ndërtimin e një sistemi më të drejtë, më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm për çdo qytetar.
Transferimi i këtyre fondeve buxhetore është kryer në zbatim të Aktit Normativ Nr. 11, datë 19.12.2025, si dhe në përputhje me kuadrin ligjor për menaxhimin e sistemit buxhetor.
Sipas Ministrisë, ky është një hap konkret në drejtim të forcimit të qëndrueshmërisë financiare të sistemit të pensioneve dhe garantimit të një mbështetjeje më të drejtë dhe më të sigurt për pensionistët.
Komente









Ca rritje pensioni thoni, genjeshtra. Ate shtesen qe morem ne janar 2026, qe eshte tallje prej 680 leke, ne muajin shkurt nuk e dhate. Pse? Thoni arsyen. Futet pensionin social dhe ulet pensionet e atyre qe kane punuar gjithe jeten. E bete si ajo shprehja popullore, hajdeni o te mencur, hani djersen e budallait. Gjithe dembelat i vleresuat me pension social. Gjithe grate shtepiake u dhate pension social, se kishin rritur femije. Pse ne nuk rritem femije dhe i linim edhe te kycur brenda se venim ne pune. Bota jashte po nuk punove as nje dite ne jete, ose do paguaj familja e tyre kontribute ose nuk u japin asnje kacidhe. Rregulloni ligjin e pensioneve, ti kaloni ne lupe te gjithe, amerika po i gjurmon kemba kembes mashtruesit qe eshte fuqia e botes, ketu marrin pension pa kontribute.
Përgjigju