ELBASAN- Eshte vënë në pranga autori i vrasjes se 23 vjeçares Gersa Thomai, e cila punonte si kamariere. I arrestuari është shtetasi Mirjan Dedja .
Ngjarja ka ndodhur në Elbasan , rreth një muaj më parë ku 29 vjeçari qëlloi me armë 23 vjeçaren, ndërsa punonte si kamariere në një lokal afër universitetit"Aleksandër Xhuvani", me pretendimin se ajo e kishte sjellë porosinë me vonesë.
Gersa Thomai ndërroi jetë në spital pak ditë pas plagosjes pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Ndërkohë gjykata e Elbasanit kishte marrë masën “arrest me burg” në mungesë për shtetasin Mirjan Dedja.
Sipas policise autori i dyshuar me preçedentë të mëparshëm penal, u kap në Rrugën "Luigj Gurakuqi" në Tiranë, në ambientet e një banese të marrë me qira prej tij.
/Shqiptarja.com