Elbasan, Balla: Masa dhe kallëzime penale për kompanitë që ndotin mjedisin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla  i shoqëruar nga kryetari Bashkisë, Qazim Sejdini dhe deputetët, Kushi e Kamani inspektuan uzinat e Kromit dhe Rafinerinë e Naftës në Elbasan, të cilat sipas tyre shkaktojnë ndotje të mjedisit.

Balla i ka kërkuar ministrit të Mjedisit Blendi Klosi të marrë masa ndaj këtyre kompanive që ndotin mjedisin, por edhe ndaj Inspektoratit të Mjedisit, i cili nuk bën detyrën, sipas tij. Sipas Ballës nuk mund të tolerohet një vit afat për të vënë në punë pluhurkapset.

Prej kohësh i kam kërkuar Inspektoriatit të Mjedisit Elbasan marrjen e masave për ndotjen që shkaktojnë këto uzina. Çdo gjë e ka një kufi ndaj dhe publikisht i kërkova Ministrit të Mjedisit Blendi Klosi të marrë masa ndaj këtyre kompanive që ndosin mjedisin, por edhe ndaj Inspektoriatit të Mjedisit i cili nuk bën detyrën. Nuk mund të tolerohet 1 vit afat për të vënë në punë pluhur kapëset.

Duhet të jetë e kundërta, të vendosen pluhur kapëset pastaj të fillojë puna. Në këtë drejtim ne do të jemi armiqtë tuaj kryesorë, nëse nuk respektoni mjedisin,  dhe si deputetë të Elbasanit do të jemi mbështetësit tuaj më të mëdhënj, nëse respektoni rregullat.

Elbasani e ka vuajtur ndotjen në të kaluarën për shkak të Metalurgjikut, por sot kur bëhemi gati të hapim negociata me BE, kjo lloj teknologjie nuk mund të ekzistojë më dhe nuk do të tolerohet

Taulant Balla

Unë i drejtohem Ministrit Klosi të vijë vetë të shohë gjendjen dhe ndotjen që ekziston dhe gjithë këtë ndotje e ka jo vetëm zona rrotull, por po aq të ndotura janë ujërat nëntokësore dhe mbitokësore. Në emër edhe të Këshillit Bashkiak i drejtohem Ministrit të marrë masa për heqjen e licensës të gjithë atyre firmave që nuk plotësojnë kushtet dhe standardet kombëtare e ndërkombëtare

Kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini

Deputetja Evis Kushi theksoi se vizioni i Qeverisë Shqiptare dhe Bashkisës së Elbasanit është ai që u provua me fushën e mbetjeve urbane, e cila ka qenë plaga më e madhe e Elbasanit.

Elbasani ka një të kaluar shumë të trishtuar duke filluar që me ish Kombinatin Metalurgjik dhe më pas me fushën e vjetër që ne e treguam se cili ishte vizioni ynë. Vizioni ynë ishte që kjo fushë e mbetjeve sot është një park i gjelbëruar dhe ndërkohë kemi ndërtuar një impiant  të standardeve europiane përsa i takon përpunimit të mbetjeve dhe me këtë standard ne nuk mund të lejojmë asnjë sipërmarrje që të cënojë cilësinë e ajrit në kurriz të shëndetit të qytetarëve

Deputetja Evis Kushi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë