ELBASAN- Banorët e fshatit Balldren ankohen për ndotjen mes të cilës po jetojnë. Në këtë zonë industriale ushtrojnë aktivitetin shumë firma të përpunimit të lëndëve të ndryshme minerare dhe metalpunuese, të cilat nuk vënë në funksionim filtrat mbrojtës ndaj tymrave të dëmshëm për shëndetin e banorëve. Ankesat e tyre ai i kanë dërguar pranë Inspektoriatit Mjedisor në Elbasan.
Banorët rrëfejnë se gjatë natës kompanitë që ndodhen në këtë fshat shkaktojnë shumë ndotje, dhe si pasojë ata kanë shumë probleme shëndetësore. Kjo nuk është hera e parë që shprehin një shqetësim të tillë, por situata vazhdon të jetë e njëjtë.
“Gjithë natën ka tym, në mëngjes sidomos në mëngjes nuk e duroj dot sepse vuaj, kam qenë me virus kanceroz dhe nuk e duroj dot tymin”, thotë një banore.
“S’mund të hapim dritaret, s’mund të dalim, kemi ngelur mbyllur. Rrimë brenda, nuk dal dot jashtë, sapo çohesh në mëngjes shikon tym”, thotë një tjetër banore.
Pas ankesës së banorëve në inspektoriatin e Mjedisit, inspektorët kanë shkuar në zonën industriale për kontrolle gjatë natës, por mungesa e aparaturave për matjen direkte të ndotjes ka penguar marrjen e masave ndaj kompanive.
Përgjegjësi i mjedisit në këtë Inspektoriat, Gëzim Salla, shpjegon se edhe me një vëzhgim me sy të lirë inspektorët kanë të drejtë të marrin masa ndaj kompanive.
Inspektoriati i Mjedisit në Elbasan ka vendosur të bëjë kontrolle të befasishme dhe gjobat do të jenë deri në 5 mln lekë nëse do të konstatohet shkelje ligjore në ushtrimin e aktivitetit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO