/ATSH-Miranda Sadiku/ -"Perspektivat e Zhvillimit Ekonomik e Social të Bashkisë së re të Elbasanit", ka qenë tema e një debate të hapur organizuar në hotel " Imperial", me pjesëmarrjen e profesorëve më të njohur të fushës së ekonomisë në vend. Ky debat është organizuar me inisiativën e deputetes Evis Kushi e cila vjen nga bota akademike, si edhe Universitetit Mesdhetar, me praninë e professor Dr. Anastas Angjeli, të Universitetit të Tiranës në prani të Frof. Dr Sulo Hadëri dekan i këtij universiteti, profesorit Ilia Krisot, si edhe Prof.Ass. Dr. Altin Idrizi, dekan i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Elbasanit.

Në këtë debat të hapur kanë marrë pjesë akademikë, si edhe vetë kreu actual i bashkisë Qazim Sejdini i cili kandidon për një mandate të tretë në këtë bashki. Në focus të këtij debate ku edhe kanë referuar profesorët e sipërpërmendur ka qenë reforma e re administrative territorial, dhe ndikikimi që kjo reform do të ketë në fusha të ndryshme, si punësimi, bujqësia, turizmi, etj.

Në këndvështrimin e tij profesor Anastas Angeli tha se " bashkia e Elbasanit ka një vision të gjerë në zhvillimin e ekonomisë, dhe një ndikim të dukshëm do të ketë reforma territorial, një nga veprimet më të drejta dhe të sukseshme që ka bërë kjo qeveri. Elbasani është një nga metropolet e Shqipërisë, dhe në këtë kuadër një nga potencialet më të mëdha që ka është zhvillimi i ndustrisë dhe ndërtimit në këtë qytet". Në vijim duke u ndalur tek shumë objekte industrial që ka trashëguar Elbasani angjeli tha se " se edhe pse ka shumë objekte industrial, Elbasani nuk ka arritur të ndikojë në gjeneriin e industrisë si edhe të donatorëve këto 25 vitet e fundit".

Sakaq në këndvështrimin e tyre në këtë debat të hapur ka referuar edhe Prof. Dr Sulo Hadëri i cili u ndal më së shumti në fushën e bujqësisë, duke e cilësuar si një sfidë të re për Elbasanin, duke marrë parasysh edhe pozitën gjeografike që ka ky qytet për prodhimin e bujqëisë. Edhe professor Ilia Kristo në studimin e tij ka referuar më së shumti për fushën e turizmit lidhur më së shumti me industrinë në qytetin e Elbasanit, duke i cilësuar këto të dyja si motor të zhvillimiy të qëndrueshëm të njësive të reja administrative territorial të Shqipërisë, duke marrë si rast Elbasanin.

Ndërsa në lidhje me potencialet e zhvillimit të biznesit të vogël dhe të mesëm me realizimin e reformës territorial në bashkinë e re të Elbasanit ka referuar dekani i Universitetit të Elbasanit Altin Idrizi. Kreu i bashkisë i cili ka dëgjuar me vëmëndje këtë debat të hapur ka falenderuar të pranishmit për studimet e tyre në lidhje me zhvillimin e Elbasanit në të ardhmen e afërt.