Ai është vërtet një kafshë shumë e veçantë dhe si i tillë, sigurisht që do të kishte disa privilegje më shumë se sa kafshët e tjera.

Dikujt mund t’i duket e çuditshme, por ka qenë defekti gjenetik  që ky dash kishte, që e bërë atë t’i shpëtonte bërjes kurban.

I zoti i kafshës, më banim në Gostimë të Elbasanit, kishte planifikuar për ta bërë kurban me rastin e festës më 1 shtator. Por gjithçka ka ndryshuar në çastet e fundit. Dashi me katër brirë nuk mund të bëhet kurban. 

Dikush i ka kujtuar banorit se, urdhrat profetike në fenë islame parashikojnë disa rregulla për kafshët që ti nënshtrohen Kurbanit.

Sipas këtyre urdhëresave të fesë islame, kurban lopët, devetë, dhentë dhe dhitë.

Gjithashtu në urdhëresat fetar thuhet se për të qene i vlefshëm kurbani duhet të plotësojë këto kushte: lopët duhet të jeni mbi 2 vjeçe, devetë më shumë se 5, dhentë më shumë se gjashtë muaj, ndërsa dhitë më shumë se 1 vit.

Gjithashtu rregullat sanksionojnë se nuk u nënshtrohen kurbanit kafshët me të meta, të verbra, të sëmura, të gjymtuara apo me defekte gjenetike.

Kështu dashi me katër brirë në Gostimë të Elbasanit nuk mund të bëhet kurban dhe ai do të jetojë mes kopesë me dele deri sa të theret për ndonjë arsye tjetër.

dashi
(Dashi me katër brirë)


Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com