Policia e Elbasanit ka dërguar për ndjekje penale mësuesin me iniciale L. B i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj nxënësve.
Videoja e dhunimit të nxënësve qarkulloi në rrjetet sociale, ku dukej qartë mësuesi shkollës së mesme në fshatin Orenjë Librazhd që godiste me thupër nxënësit.
Policia ka marrë edhe deklarimet e nxënësve të dhunuar, të cilët kanë pohuar se mësuesi ushtronte dhunë sistematike ndaj nxënësve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Keqtrajtimi i të miturit.
/Shqiptarja.com