Eshtë viti i katërt që rreth 70 femijë jetimë në qytetin e Elbasanit, i gëzohen dhuratave të marra për festat e fundvitit. Vëmendja dhe kujdesi ndaj fëmijëvë që ndjejnë mungesën e një vatre familjare, e kthen fundvitin në një përiudhë të dashur për ta. Dhuratat për fëmijët janë dhënë nga deputetja e partise socialicte Evis Kushi me mbështetje të mjekës stomatologe Olesia Duka.

Deputetja Kushi u shpreh se fëmijët jetimë kanë nevojë për mbështetje që të rriten të shëndetshëm, të lumtur, dhe të bëhen qytetarë të denjë.

“Gjithë se bashku ne të bëjmë sa më shumë për këta fëmijë. Në këtë prag festash fundviti ne të solidarizohemi dhe të dhurojmë sa më shumë, qoftë dhurata, për fëmijët jetimë, fëmijët në nevojë, për çdo kategori tjetër sociale më vurnerabël, që kanë nevojë për më shumë mbështetje, më shumë ngrohtësi dhe më shumë dashuri”, tha Kushi.

Ndërsa mjekja stomatologe Olesia Duka e cila kishte përgatitur shumë dhurata për fëmijët jetim, u shpreh se edhe bisneset duhet ta mbështesin integrimin e tyre në shoqëri. “Bamirësi, sa më shumë bamirësi për të gjithë. Ju bëj thirrje të gjithë bizneseve që pse jo të japin një suport për këta fëmijë, nxënës apo studentë që kanë nevojë për të ecur sa më shumë përpara”, theksoi Duka.

Më pas aktiviteti vijoi me shpërndarjen e dhuratave, recitime dhe një minikoncert me mjaft emocione nga fëmijët.

d.c./shqiptarja.com