ELBASAN-Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi i ka kërkuar një 36-vjeçareje marrëdhënie seksuale.
 
36-vjeçarja me inicialet F.G. me banim provizor në Elbasan ka deklaruar se më datë 03.08.2017, në lagjen “5 Maj”, në afërsi të banesës, një djalë rreth 19 vjeç i ka kërkuar të kryejë marrëdhënie.
 
E frikësuar, 36-vjeçarja ka bërë kallëzim, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e të riut.


dy.b/shqiptarja.com