52 vjecari, Bujar Hysa, nga Elbasani i ka shpëtuar jetën sot një të mituri, ndërsa vetëm ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë nga shpërthimi i një granate.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Skëndërbej të qytetit të Elbasanit mesditën e së enjtes. Një fëmijë rreth 10 vjeç ka qenë duke mbledhur hekurishte kur ka gjetur mjetin plasës pranë një koshi plehrash.
Ndërsa e shikonte, një burrë i ulur në lokalin pranë vendit të ngjarjes për ta shpëtuar fëmijën nga rreziku që i kanosej i ka thënë ta hedhë në tokë se ishte bombë. Djali e ka hedhur por për fat të keq drejtimi i granatës ka qenë nga 52 vjeçari, Bujar Hajdari, banues në lagjen Skëndërbej.
Si pasojë e shpërthimit ky i fundit ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar drejt spitalit kirurgjik të Elbasanit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com