/ATSH-Miranda Sadiku /.- Fakulteti Ekonomik i Universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan ka miratuar hapjen e tre programeve të reja studimi për vitin e ri akademik 2015-2016.
Një nga programet është në ciklin e parë të studimeve Bachelor në degën e Ekonomikut, i cili është nga të vetmit programe që i mungote deri tani këtij fakulteti. Ndërsa dy programet e tjera janë në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional, një prej të cilave është në degën e Ekonomi-Turizmit.
Dekani i këtij fakultetit Altin Idrizi, thote se " këto programe përmbushin ciklin e studimeve duke iu ofruar mundësi studentëve të marrin njohuritë e plota në këtë fakultet dhe të jenë gati për tregun e punës".
Fakulteti Ekonomik është nga fakultet më të mëdhenj të universitetit të Elbasanit duke ofruar një gamë të gjerë programe studimi në fusha të ndryshme të ekonomisë por edhe në fushën e turizmit dhe drejtësisë.
/Shqiptarja.com