Festa e Kurban Bajramit ka bashkuar sot PS dhe PD në Elbasan, në pritjen e shtruar nga Myftinia.
Në drekën e festës kanë qenë të pranishëm deputetët e PS-së të kryesuar nga Taulant Balla dhe kryebashkiaku Qazim Sejdini, dhe deputetët e PD-së të kryesuar nga Edmond Spaho.
Siç shkruan “infoelbasani”, ata janë përshëndetur me njëri-tjetrin dhe kanë shkëmbyer disa batuta mes tyre.
Deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka thënë me ironi se, “PS priti sa të uleshim ne dhe madje për t’u siguruar kishte dërguar njeri që i lajmëroi. Ata mezi po prisnin të na jepnin dorën”.
Kurse një nga deputetët e PS-së I ktheu reston duke thënë se “përfaqësuesit e PD-së “po vdisnin” për të na takuar dhe shkuan të parët për të na pritur”.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com