Elbasan/ Goditet grupi që shpërndante drogë, 10 të rinj në pranga dhe një vajzë nën hetim në gjendje të lirë! Sekuestrohen 5 kg kanabis gati për shitje dhe kokainë

Elbasan/ Goditet grupi që shpërndante drogë, 10 të rinj në pranga dhe një vajzë nën hetim në gjendje të lirë! Sekuestrohen 5 kg kanabis gati për shitje dhe kokainë

Drejtoria e Policise Elbasan

ELBASAN-Një operacion antidrogë ka vënë në pranga 10 persona në Elbasan, kryesisht të rinj ndërkohë që një vajzë është nën hetim në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Lugaxhi”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional  në DVP Elbasan,  nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Sekuestrohet lëndë narkotike kanabis sattiva, doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash që dyshohet se janë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, 3 automje, 1 motoçikletë , 1 peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike dhe ndarjen  në doza, si dhe 10 telefona celular.

Vihen në pranga 10 shtetas dhe  procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetase.

Në vijim të punës për goditjet e njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve , bazuar në informacionet se disa shtetas merreshin me shitjen e lëndëve narkotike,  Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dheTrafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin  Operacional në DVP Elbasan,  nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  zhvilloi operacionin policor antidrogë të koduar "Lugaxhi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. B., 36 vjeç, G.M., 28 vjeç , A.C.,  38 vjeç, të tre  banues në fshatin Lugaxhi, Elbasan, E.Q., 27 vjeç, V.C.,  22 vjeç, R.A., 23 vjeç, dhe  E.Q., 17 vjeç, banues në Elbasan.

A.B., 20 vjeç, A.B.,  20 vjeç, A. B., 26 vjeç, të tre banues në fshatin Rinas-Gurakuq, Elbasan .

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja K. P.,  banuese në Elbasan, pasi në bashkëpunim me shtetasit e lartpërmendur dyshohet se kryente aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të dy automjeteve që drejtoheshin nga shtetasit A.B. dhe E. Q.,  si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e  shtetasit E. Q.,  dhe motoçikletës që drejtohej nga shtetasi G.M.,  shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës matriale 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, një pjesë e bërë në doza gati për shitje, doza me lëndë narkotike kokainë, 3 automjete,  1 motoçikletë, 10 telefona celular,  1 peshore elektronike, si dhe një shumë parash që dyshohet se janë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim".

Lajm në përditësim...

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot