ELBASAN - Një ngjarje e rëndë është parandaluar sot në rrethin e Elbasanit ku shtetasi Aleksandër Kuqja me një armë gjahu ka qëlluar drejt policisë gjatë një tentative grabitjeje të një banese në fshatin Marinëz.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ku Kuqja kishte hyrë për të grabitur banesën e shtetases me iniciale S.B e cila ka njoftuar menjëherë policinë. Autori ka qëlluar në drejtim të policisë në momentin që ndodhej në oborrin e shtëpisë, por fatmirësisht asnjë nga punonjësit nuk ka pësuar dëmtime.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë duke bërë neutralizimin e tij si dhe sekuestruan armën e gjahut, së bashku me një brez me 13 copë fishekë të cilën e mbante me lejen e organeve kompetente që prej vitit 1992.
Sipas policisë Belsh autori rreth 50 vjeç është ndaluar me akuzën për veprën penale “Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit mbetur në tentativë” dhe “Vjedhjes mbetur në tentativë”.
Redaksia Online
(s.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com