Një 44-vjeçar ka marrë peng dy të rinj, pasi dëmtuan uulinjtë e tij, në fshatin Godolesh të Elbasanit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije sot se Ali Bardhi dyshohet se ka mbajtur rreth katër orë peng 21 vjeçarin A.Ç. dhe 16 vjeçarin E.H. nga i njëjti fshat, me pretendimin se pasi janë futur në Ullishten në pronësi të tij, e kanë dëmtuar atë.

Dy të rinjtë janë lënë rë lirë vetëm pasi familjarët e tyre i paguan 44-vjeçarit 5.000 lekë të reja.

Ali Bardhi është ndaluar nga efektivë të policisë së Elbasanit dhe do të gjykohet për akuzat, heqja e paligjshme e lirisë dhe vetëgjyqësi.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )