ELBASAN - Një 22-vjeçar u arrestua nga Policia e Elbasanit  pasi hodhi një sasi lëndë plasësë artizanale në oborrin e shtëpisë së një personi me të cilin disa momente më herët kishte pasur një konflikt për motive të dobëta.

Policia arrestoi rreth orës 23:30 të së shtunës Francesko Hamollin banues në Peqin. I riu u kap në flagrancë pasi kishte hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së 44-vjeçarit me inicialet A.B, edhe ky banues në Peqin.
 
Si  pasojë  e  shpërthimit  janë  dëmtuar    pjesërisht    xhamat  e  njërës  prej  dritareve.  Grupi  hetimor  në  vendngjarje  ka  sekuestruar në oborrin e banesës  në cilësinë  e  provës  materiale disa copëza natribani. copëza qelqi dhe dy pjesë të ngjashme me ato të fitilit zjarrpërcjellës.
 
Ndërkohë, gjatë   kontrollit  të   ushtruar   nga  efektivat  e  policisë në  banesën e Françesko  Hamolli  u  gjetën dhe u  sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

200gr Nitrat Amoni
dy copëza  fitil zjarrpërcjellës me gjatësi prej 20cm,
tre telefona celularë
rulotë  natribani  dhe  copëza sfungjeri

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)