Në pranga ka përfunduar Liars Alisha, 25 vjeç, banues në Cërrik.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se pas kanosjen së 23- vjeçarit, 25- vjeçari është përfshirë në një aksidenti në aksin rrugorë Cërrik- Blesh, ku mjeti tip “BMW” i drejtuar prej tij është përplasur me mjetin tip benz të drejtuar nga A.K.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur Liars Alisha dhe pasagjeri i cili ndodhej në mjetin “BMW”, 27- vjeçari, L.F. Të dy të lënduarit ndodhen në spitalin Krirugjik të Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor gjatë këqyrjes së vendit të aksidentit, ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një fishek model 54 kalibër 7.62 mm dhe dy automjete.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor", "Drejtimi i automjetit pa dëshmi", "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake".
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Cërrik, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
* Liars Alisha, 25 vjeç banues në Cërrik
Arrestimi i tij, u bë pasi më datë 07.08.2017 në Lagjen “Nr.2” Cërrik në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit” dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin A.K., 23 vjeç banues në Cërrik.
Më pas shtetasi Liars Alisha në Lagjen “Nr.2” Cërrik në aksin rrugor Cërrik – Belsh, në afërsi të një karburanti duke drejtuar mjetin tip BMW me targa AA 231 ML, i pa pajisur me leje drejtimi është përplasur me mjetin tip Benz me targa BH 360 HT drejtuar nga shtetasi A.K.
Si pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit tip BMW dhe pasagjeri i tij shtetasi L.F., 27 vjeç banues në Cërrik. Të dy shtetasit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin Kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet hetimore, gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes në aksin rrugor Cërrik – Belsh , u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ;
Një fishekë model 54 kalibër 7.62 mm
Dy automjetet
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor", "Drejtimi i automjetit pa dëshmi", "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe" parashikuar nga nenet 290, 291, 84 dhe 278 të Kodit Penal.