Një 29 vjeçar nga Elbasani është vënë në prangat e policisë pasi ka kanosur me thikë nënë e bir për motive të dobëta. Sipas policisë Erison Muraro banues në fshatin Tunjë gjatë një konflikti me A.M 20 vjeç dhe N.M 37 vjeç banues po në të njëjtin fshat i ka këcënuar me thikë.
Nga kontrolli në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy thika 78 copë fishekë model 56, kalibër 7.62 mm si dhe një krëhër automatiku.
Policia ka arrestuar 29 vjeçarin i cili dyshohet për veprën penale “Kanosja” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”
Redaksia online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com