ELBASAN - Një prej kompanive më të fuqishme industriale në Itali, “Fin Mecanica” ka shprehur interesin për të investuar në parkun metalurgjik të Elbasanit. Të shoqëruar edhe nga ministri i Ekonomisë Edmond Haxhinasto, përfaqësues të kësaj kompanie kanë prezantuar projektin për mundësitë e investimit që ofron parku industrial i Elbasanit, si dhe të shqyrtojnë linjën e interkonjeksionit midis dy vendeve.
“Në po studiojmë të gjitha mundësitë që na ofrohet nga ky park industrial siç është parku i ish-Metalurgjikut dhe jemi të interesuar për të zhvilluar këtë projekt madhor në vendin tuaj. Dua t’ju rikujtoj se jemi duke shqyrtuar edhe linjën e interkonjeksionit midis dy vendeve tona, pra kjo do të thotë më shumë vende pune për qytetarët shqiptarë”, u shpreh Andrea Biragi, zv/drejtor i firmës “Fin Mecanica”.
Nga ana e tij, ministri Haxhinasto ka vlerësuar rëndësinë e këtij projekti, për zhvillimin e Elbasanit dhe më gjerë.
KUSH ESHTE KOMPANIA “FIN MECANICA”
“Fin Mecanica” është grupi industrial italian numër 1 në sektorin e teknologji së lartë dhe ndër dhjetë aktorët kryesorë në shkallë botërore përsa i përket fushës aero-hapësinore, të mbrojtjes dhe sigurisë. Tre sektorët strategjikë janë Helikopterët, Elektronika për mbrojtjen dhe sigurinë, si dhe Aeronautika, në të cilat realizon 73 % të të ardhurave. Grupi “Fin Mecanica” ka gjithashtu lidershipin në tregun e shërbimeve satelitore dhe zotëron një pozicion të mirë në tregun botëror të transportit dhe energjisë. Eshtë një grup multinacional me qendër në Itali e me seli në vende të ndryshme si Polonia, Britania e Madhe, SHBA, Francë e Gjermani. Në total, ka mbi 70 mijë të punësuar, 43 % e të cilëve jashtë Italisë, të shpërndarë në 50 vende të ndryshme në 5 kontinente.
E krijuar në vitin 1948, gjatë viteve të para të saj “Fin Mecanica” u përqendrua në sektorët automobilistikë, të kantierëve detarë, atë hekurudhor e të makinerive industriale, ndërsa që në fillim i kushtoi vëmendje fushës së elektronikës që sapo po lindte.
Në vitin 2011 grupi gjeneroi një fitim prej 17.3 miliardë Euro, ndërsa ka fituar projekte që kapin shumën e 17.4 miliardë Eurosh. Por portofoli i projekteve të saj arrin në 46 miliardë Euro, 12% e të cilave investohen në kërkim dhe zhvillim.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com