Elbasan- Kryetarja e KQZ-së, leksion me studentët rreth proçesit zgjedho


ELBASAN, 10  Dhjetor /ATSH-Miranda Sadiku /- Kryetarja e Komisionit Qëndror Zgjedhor, Lefterie Lleshi, ka zhvilluar një leksion të hapur me studentët e Fakutletit Ekonomik të Universitetit "Aleksandër Xhuvani", ku si fokus ishte njohja e studentëve që votojnë për herë të parë me proçesin e votimit.
E pyetur nga studentët mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me  kërkesën e Partisë Demokratike mbi pezullimin e ligjit për reformën territoriale si dhe zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme lokale, kryetarja e KQZ tha se  "institucioni që ajo drejton do të zbatojë ligjin dhe se nuk mund të intepretoje  zhvillimet politike".
E ndërsa pritet që Presidenti i Republikës të bëje publike datën kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale, Lleshi pohoi para studentëve se " KQZ ka nisur përgatitjet për këtë proces". Ndërkohë, problem sipas saj, do të mbeteten sërish komisionerët e zgjedhur nga partitë politike dhe se zgjidhja për të eliminuar këtë ngërç duhet të vijë nëpërmjet ndryshimit të ligjit, por që kërkon vullnet politik.
Në këtë takim kryetarja e KQZ-së foli edhe mbi shumë probleme të tjera që hasen gjatë proçesit zgjedhor, siç është votimi familjar, që sipas saj, është një fenomen që duhet të marre fund. Ajo u bëri thirrje studentëve që votojnë për herë të parë të marrin pjesë masivisht në votime  dhe të mos ngurojnë për të shprehur vullnetin e tyre. /a.ke/
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)