Policia e Elbasanit ka arrestuar këtë të shtunë një person pasi ka kundërshtuar dhe goditur punonjësin e policisë. I arrestuari është Gentian Thimo, 43 vjeç, banues në Elbasan.

Ky person, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi pranë stacionit të furgonave Librazhd në “Parkun Rinia ”Elbasan, për shkak të detyrës, dyshohet të ketë goditur punonjësin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” .

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com