Elbasan, KURUM hedh mbetjet në
Shkumbin,Mehmeti: Shkeli kushtet!

Elbasan, KURUM hedh mbetjet në<br />Shkumbin,Mehmeti: Shkeli kushtet!
ELBASAN - Përgjatë bregut të lumit Shkumbin në qytetin e Elbasanit gjenden pirgje me mbetje. Rrjedha e këtij lumi në afërsi të ish-Kombinatit Metalurgjiku në Elbasan, përplaset me kodra me mbeturina të hedhura nga kamionët e kompanisë “KURUM”. 

Masat gjigande të mbetjeve të sfungjerit dhe plastiskës, të grira nga makineritë e kompanisë se shkrirjes se hekurit dhe çelikut “KURUM” janë kthyer frikshëm në një bombë ekologjike për këtë zonë dhe për gjithë rrjedhën e lumit deri në derdhjen e tij në Adriatik. 

Bimësia në këto territore pothuajse është zhdukur, ndërsa kamionët e tejmbushur me mbetjet e nxjerra nga uzinat e “KURUM” vijnë pa pushim për të hedhur në mjedis atë që nuk u duhet më. Specialistët e mjedisit ngrenë shqetësimin e tyre për këtë katastrofë mjedisore.

Sipas tyre Kompania “KURUM” ka leje për grumbullimin e këtyre mbetjeve në këtë vend, por ajo nuk i përmbush të gjitha kushtet e saj. Sipas specialistit Ahmet Mehmeti kompania duhet të bëjë asgjësimin e mbetjeve deri në fazën kur ato bëhen të parrezikshme për mjedisin dhe njerëzit. 

Në ligjin 10 463 datë 22.9.2011 për menaxhimin e integruar të mbetjeve në nenin 18 shprehet qartë se "mbetjet grumbullohen në mënyrë të diferencuar, për të lehtësuar ose për të përmirësuar cilësinë e riciklimit në të gjitha rastet, kur kjo gjë është e mundshme nga ana teknike, mjedisore dhe ekonomike dhe kur ndihmon të plotësohen standardet e cilësisë për sektorët e riciklimit." 

Ndërsa në sanksionet e parashikuara në ligjin e menaxhimit të mbetjeve thuhet qartë në nenin 61 të tij se "ndalohet hedhja apo groposja e të gjitha llojeve të mbetjeve në vende publike, hedhja apo groposja e të gjitha llojeve të mbetjeve në parcelat bujqësore të mbjella ose jo, në anë të kanaleve kulluese e ujitëse,si dhe në çdo vend tjetër kudëmtohen toka, bima dhe kafsha si dhe ndalohet braktisja, depozitimi apo asgjësimi i pakontrolluar i mbetjeve."

Pushteti vendor distancohet nga kjo cështje dhe askush nuk jep një përgjigje për situatën e shkaktuar e se çfarë do të bëhet me këtë sasi kaq të madhe mbetjesh, të cilat shumë shpejt do të kthehen në problemin më të madh mjedisor të qytetit Elbasanit dhe jo vetëm.

Një mal me mbeturina me skrap që nuk i dihet ca përmbajtje ka por dihet që këtu janë mbeturina që kanë lëndë helmuese kanë lëndë metale të rënda etj që duhet të ishin izoluar nga lumi Shkumbin.

Ajo ka leje për t'i grumbulluar po dhe për t'i trajtuar në mënyrë të tillë që bëhen të parrezikshme sepse nuk mund të pengohet industria për të punuar por duhet të punojë brenda standarteve, rregullave dhe kushteve që ka dhënë leja mjedisore për ti trajtuar ato në mënyrë të tillë që mos shpërndahen më tej pra të rrinë të izoluara këtu ku janë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim