Nuk kanë të sosur suprizat në zgjedhjet e 21 qershorit që u mbyllën ditën e dielë dhe numërimi i votave për këshillat bashkiake kanë sjellë vërtetë rezultate befasuese në qarkun e Elbasanit. Kështu deri më tani, Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës ka bërë hapa të mëdha përpara duke u shtruar me 8 përqind krahasuar me zgjedhjet e para katër viteve, ndërkohë që ka zbritur në vend të tretë Partinë Demokratike që në këto zgjedhje nuk ka dhënë rezltatin e duhur, ndonëse rënia e saj krahasuar me zgjedhjet e para katër viteve është vetëm me një pikë.

Votat LSI për këshilat bashkiakë i ka marrë me sa duket nga PS, pasi partia që mban vendin e parë deri më tani për mbështetjen elektorale për këshillat bashkiake ka rënë me pesë pikë nga zgjedhjet vendore të vitit 2011. Socialistët të cilët kanë pasur kandidatë në të gjitha bahskitë që përbëjnë qarkun e Elbasanit, përjashtuar Cërrikut, kandidati i së cilit ishte i LSI, nuk kanë mundur që ta përkthejnë këtë fakt në vota për partinë, në mënyrë që të dominojnë fort këshillt bahskiakë. Ndërkohë që demokratët kanë qënëe tepër të pafavorizuar aq sa kanë rënë në vendin e tretë në këtë qark, ku me gjithë mbështetjen e të djathtëve deri mbrëmë vonë, nga kutitë e numëruara nuk e kanë ngritur kokën që të shkojnë më shumë se sa vendi i tretë në kuotën e 14.8 përqind.

Vetëm një pikë pas LSI që është me 15.3 përqind. Ndërkohë që socialistët janë luhatur në kufinjtë e 20.5 përqindshit me tendencë rritjeje, duke treguar qartë se përpiqet të kapë pozitën e humbur prej pesë pikësh në numërimin e deritanishëm. Ndërkohë që vihet re një rritje e fortë e PDIU të Shpëtim Idrizit në kiotat e 8.9 përqindshit, çka tregon peshën reale që kjo parti ka pasur në koalicionin e mazhorancës dhe në fitoren e saj në zgjedhjet e ditës së dielë. Ndërsa kanë rritje dhe PSV 91 partia e Koçit, FRD e Topit por dhe PSD e Skënder Gjinushit që në këto zgjedhje po synon të jetë mes partive që do të marrin këshilltarë bahskiakë në të gjitha bashkitë e vendit, pavarësisht se nuk doli në një koalicion të përbashkët me mazhorancën e drejtuar nga Edi Rama. Rezultatet janë në lëvizje të vazhdueshme, por ajo që vihet re është fakti që PS po mban gjithnjë vendin e parë si partia më e votuar në zgjedhjet e 21 qershorit, e ndjekur nga aleatja e saj LSI, që me sa duket do të dominojnë fort këshillin bashkiak të Elbasanit.
 
Ngjitja

Deri më tani, LSI e Ilir Metës ka bërë hapa të mëdha përpara duke u shtruar me 8 përqind krahasuar me zgjedhjet e para 4viteve, ndërkohë që ka zbritur në vend të tretë Partinë Demokratike.
 
Rënia

Socialistët që kanë pasur kandidatë në të gjitha bashkitë e qarkun e Elbasanit, përjashtuar Cërrikut, ku kandidati ishte i LSI, nuk kanë mundur që ta përkthejnë në vota por kanë rënie.
 
 
Qarku Elbasan
 
Subjekti   Votat      Përqindja  Krahasimi
 
PS         16144      20,45      -5%

LSI        12145      15,39      +8%

PD         11689      14,81      -1%

PDIU       7062       8,95      

PR         2346       2,97

PSV91      2127       2,69

FRD        1660       2,1

PSD        1589       2.01
 
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)