Elbasan- Maçi: Mos guxoni te vidhni energjine elektrike

ELBASAN - Ne qarkun e Elbasanit ka nisur aksioni per ndeshkimin e te gjithe vjedhesve te energjise elektrike. Nëpërmjet një konference për median, drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së energjisë elektrike për Elbasanin, Bukurosh Maçi, tërhoqi vëmendjen qe të tregohet kujdes dhe të mos guxohet nga askush qe të vidhet energjia elektrike.
Ai theksoi se "ka ardhur koha që sektori energjitik të funksionojë dhe shkelësit të vendosen para drejtësisë". Sipas informacioneve që jep OSHEE, gjatë këtij viti regjistrohen  168 raste që kanë kaluar në prokurori, ku 18 prej tyre i përkasin vetëm muajit tetor. Ai ka konfirmuar se aksioni i ndërmarrë do të jetë i vazhdueshëm, duke u berë thirrje qytetarëve të paguajnë faturat e prapambetura të energjisë elektrike në mënyrë që të mos kenë probleme me punonjësit e ndërmarrjes.
Aksioni masiv, sipas Maçit, ka nisur në zonën përreth  Universitetit " Aleksandër Xhuvani", ku janë përqendruar edhe një numër i madh biznesesh dhe është shtrirë përgjatë rrugës "Rinia" .
Ndërkaq,  humbjet në rrjet, sipas statistikave më të fundit, rezultojnë në masën 33 %, shifër kjo më e ulta në 25 vitet e fundit. Aksioni do te perqendrohet tek bizneset qe jane debitore të energjisë elektrike e me pas do te shtrihet tek familjarët. /ATSH/
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Studimi i publikuar nga PE: Mjedisi politik në Shqipëri i polarizuar! Parti të dobëta opozitare, qeveria pritet të fitojë gjerësisht në zgjedhje