ELBASAN- Një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka vjedhur pikën postare nr.5 në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 11:15 në lagjen “Haxhia” pranë stadiumit “Elbasan Arena” aty ku ndodhej filiali që është vënë në shënjestër të grabitësit.
Agresori ka kërcënuar dy punonjëset dhe ka mundur të marrë të gjithë sasinë e parave që ndodheshin në këtë pikë postare, të cilat ishin parashikuar për pensionet.
Policia e Elbasanit po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit të ngjarjes. Aktualisht ende nuk dihet shuma e parave që ka mundur të marrë grabitësi.

Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com