Elbasan/ Mbyllet tuneli në unazë për shkak të aksidenteve të shumta, banorët e lagjes në anën tjetër të rrugës në protestë: I bie të bëjmë 2 orë rrugë për të shkuar në qytet

Është bllokuar për rreth 30 minuta aksi nacional Elbasan- Librazhd , për pasojë u desh ndërhyrja e policisë dhe forcave speciale Shqiponja për të rinisur qarkullimi.

Shkak u bë bllokimi i urës në anë të djathtë të aksit nga njësia mbrojtëse e autoritetit rrugor  për arsye sigurie. Kjo urë për më shumë se 30 vitesh ka shërbyer si rrugë lidhëse për banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” me qytetin e Elbasanit.

Banorët bllokuan rrugën pa një lajmërim në polici, pasi sipas tyre edhe ata nuk u njoftuan nga autoritet për bllokimin. Gjithashtu sikundër duket në pamje prishën edhe barrierën e ngritur. Ata u shprehen se nuk janë kundër rritjes se masave të sigurisë por të krijohen nënkalime, pasi për tu lidhur me Elbasanin apo dërguar fëmijët në shkollë u duhet të përshkojnë më shumë se 4 km.

"Jemi injoruar, jemi 1 mijë familje të injoruar. Si tja bëjmë ne tani? Unë i bie te bëj 2 orë rrugë për të shkuar në qytet, ndërsa nga kjo rrugë për 5 minuta shkoj. Shtet të bëjë mbikalim e nënkalim, jo ta bllokojë, kjo është rrugë që ka qenë ekzistuese që në kohën e Enverit", u shpreh një banor.

‘Të bëjë mbikalim, mos të na bllokojë rrugën. Shteti duhet të marrë masa, ne nuk mund të bllokohemi. Rruga është 100 vjeçare nuk është sot, unë nuk kam si ti bie rrotull, kur e kam shtëpinë këtu. Kryetari i bashkisë duhet të më japë mua një njoftim se pse është bllokuar rruga. Kjo është rruga kryesore.’- tha një tjetër

Rruga u zhbllokua me ndërhyrjen e policisë. Mësohet se ka qenë drejtoria e policisë së Elbasanit e cila i ka kërkuar ndërhyrje autoritetit rrugor për të bllokuar rrugën, pasi ishte burim aksidenti, ndërsa kjo e fundit i ka kërkuar bashkisë së Elbasanit të heqë konteinerët anës rrugës, të cilët gjithashtu ishin burim aksidenti.

 

Njoftimi i ARRSH

 

 

J.SH./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket e drejtë që studentët e pavaksinuar të humbasin vitin akademik?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Vaksina e gripit dhe ajo e COVID mund të bëhen në një kohë, mjekja: Grupet e riskut duhet ta kryejnë vaksinën e gripit