ELBASAN, 26 Shtator / ATSH-Miranda Sadiku/- Kryetari i Parlamentit e kryetar i LSI-se, Ilir Meta, gjatë një vizite në qytetin e Elbasanit ku ka peruruar zyrat e degës së LSI, ka reaguar në lidhje me incidentin mes deputetëve Ndoka, Ndreu dhe Strazimiri në parlament. Duke iu drejtuar anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI, Meta tha se "shqiptarët nuk kanë nevojë për konflikte të panevojshme, por për bashkëpunim në realizimin e reformave të rëndësishme që na presin në rrugën drejt BE. Ne duhet të promovojmë vlerat e bashkëpunimit dhe tolerancës dhe nuk duhet të bëhemi shembull i keq për qytetarët. Njerëzit nuk kanë nevojë për konflikte të panevojshme, por për tolerancë. Jo çdokush bën politikë", tha Meta.Nga Elbasani, Meta u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve dhe simpartizantëve të LSI - së që të promovojnë vlerat e bashkëpunimit dhe të qytetarisë. "Duhet të jeni në shërbim të qytetarëve me përulësi. Në Shqipëri po bëhen reforma të rëndësishme dhe forcimi i ligjit ka të bëjë direkt me rritjen ekonomike. Elbasani po kthehet në një qendër të rëndësishme në vend dhe LSI do të jetë gjithmonë e më e ndjeshme ndaj problemeve të komunitetit", theksoi kreu i Parlamentit.
Gjithashtu, Meta u ndal edhe në një nga çeshtjet më problematike që ka aktualisht qyteti i Elbasanit, që është ndotja e mjedisit për shkak të mungesës së një landfilli per kete qytet. "Do të zgjidhim edhe një nga problemet më të mëdha të Elbasanit siç është ai i mjedisit. Gjithashtu, hapja e vendeve të reja të punës është kërkesë e qytetarëve", tha Meta.
Kryetari i Parlamentit, i shoqëruar edhe nga ministri i Transporteve dhe Infrastruktures, Edmond Haxhinasto, ka qenë sot edhe në fshtin Gjinar te Elbasanit, ku u kremtua 70-vjetori i Brigadës së 17 Sulmuese. Gjatë fjalës së tij para dhjetëra qytetarëve dhe veteranëve, Meta ngriti lart vlerat e LANC. Duke e cilësuar nder festimin e kësaj date të rëndësishme, Meta tha se "kjo ngjarje evokon sakrificën më të madhe në emër të lirisë dhe një të ardhme më të mirë". Në vijim ai shtoi se "duke vlerësuar LANC, ne vlerësojmë vendin dhe historinë tonë. Shqiptarët janë krenarë që janë rrjeshtuar në drejtimin e duhur", tha Meta. Në vijim ai shtoi se "ata që venë në pikëpyetje vlerat e LANC jo vetëm që bëjnë një faj të madh, por i kundërvihen një sakrifice dhe një lufte të madhe. Sot Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe kandidate për në BE dhe kjo është një arritje e madhe që na bën të krenohemi, por edhe të reflektojmë. Duhet të reflektojmë për t'u bashkuar për të realizuar ato reforma që do të na cojnë në BE. Sot Shqipëra ka nevojë për këto reforma për të ecur përpara", tha Meta. /a.ke/
/Shqiptarja.com