Elbasan, nis regjistrimi i pasurive
të paluajtshme për zonën 2441

Elbasan, nis regjistrimi i pasurive<br />të paluajtshme për zonën 2441
ELBASAN- Në Elbasan ka filluar procesi i regjistrimit fillesat të pasurive të paluajtshme për Zonën Kadastrale Nr. 2441 në Cërrik. Në kuadër të Projektit të Administrimit dhe Menaxhimit të Tokës në Shqipëri po ndërtohet Sistemi i Ri i Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme bazuar në Ligjin Nr. 33/2012, i datës 21. 03. 2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.
 
Aktualisht ka filluar afishimi publik i regjistrimit të këtyre pasurive për Cërrikun, ndërkohë që periudha e Afishimit do të vazhdojë 45 ditë.
 
Kështu, të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie, ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në Zonën Kadastrale Nr. 2441, duhet të verifikojnë Regjistrimin Fillestar të pasurive të tyre.
 
Procesi i Regjistrimit Fillestar është falas për të gjithë pronarët dhe personat që kanë të drejta mbi pasuritë e paluajtshme.
 
Në rast se gjatë kësaj faze konstatohen mangësi në informacionin e afishuar, atëherë pronari, si dhe personat që kanë interesa të tjera mbi pasurinë, duhet të bëjë plotësimet e nevojshme dhe t’i paraqesë vetë ato, brenda afatit të afishimit publik, në ambientin e afishimit, pranë specialistëve të ngarkuar me këtë detyrë te Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Elbasan.
harta
(Foto: Harta e zonës Kadastrale Nr.2441)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim