Gati për votime! Materialet zgjedhore u shpërndanë në të gjithë vendin me përjashtim të disa zonave në Shkodër

Në të gjithë vendin janë shpërndarë materialet zgjedhore në qendrat e votimit nga jugu në veri me përjashtim të disa zonave në bashkinë e Shkodrës, pasi ambientet në administrimin e pushtetit lokal që drejtohet nga Voltana Ademi janë kyçur. Sipas KQZ-së deri në orën 19:00 ishin 50% e qendrave të mbyllura.

E ndërsa një pjesë janë hapur me forcë duke këputur zinxhirët e portave të shkollave me darë, në pjesën vijon zhvendosja e materialeve të votimit në ambiente të tjera që janë në varësi të pushtetit qendror për të qenë gati për nesër. Përpos Shkodrës, edhe në kryeqytet shpërndarja është mbikëqyrur nga përfaqësues të OSBE-ODIHR. Ndërsa në Tropojë, Has dhe Kukës materialet zgjedhore janë dërguar nëpër Qenda Votimi përmes mjeteve të ushtrisë, kjo edhe për shkak të terrenit të vështirë.

Siç bëri të ditur mbrëmjen e djeshme Ministria e Brendshme, në terren për të garantuar një proces zgjedhor të qenë, do të jenë në terren 7779 punonjës të policisë janë trajnuar, nga të cilët 5876 punonjës do të angazhohen me shërbim për ruajtjen e objekteve dhe 1450 punonjës policie do të jenë në funksion dhe gatishmëri të procesit zgjedhor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:56
Hapet me gur fresibël edhe dera e shkollës 'Oso Kuka' në Shkodër (VIDEO)

Rreth orës 23:45 minuta është hapur duke prerë zinxhirin me gur fresibël dhe dera e shkollës "Oso Kuka" e cila është përcaktuar si vendvotim dhe që do të vendosen materialet zgjedhore për nesër.

Ora 23:33
Hapet edhe dera e gjimnazit 'Kolë Idromeno' në Shkodër, gati për votime nesër (VIDEO)

Në orën 23:15 minuta në Shkodër është hapur edhe dera e gjimnazit "Kolë Idromeno" që ishte kyçur me urdhër të Voltana Ademit. Zinxhiri i derës është prerë me gur fresibël, ndërsa Report Tv sjell pamjet e momentit kur është hapur dera për të futur materialet zgjedhore në mënyrë që nesër në këtë qendër votimit të jetë gjithcka gati.

Ora 23:18
50% e qendrave të votimit në Shkodër të kyçura nga Voltana Ademi, vijon zhvendosja

1561843256_1561843242shkoder1.jpg
Me përjashtim të qarkut të Shkodrës, në gjitha qarqet nuk është shënuar asnjë incident në shpërndarjen e materialeve zgjedhore dhe marrjen e tyre në ruajtje nga policia. Në kryeqendrën e veriut kryebashkiakja Voltana Ademi u vendosi kyçin objekteve, shkollave dhe qendrave shëndetësore. Një pjesë e tyre u hapën, ndërsa pjesa tjetër jo, duke detyruar komisionerët që të zhvendosin qendrat e votimit në godina të tjera shtetërore të administruara nga pushteti qendror. Sipas KQZ-së, deri në orën 19:00, 50%  e qendrave të votimit ishin ende të  mbyllura. Prej orës 19:00 e në vijim po vijon zhvendosja e qendrave të votimit për të qenë gati për nesër.  

Ora 23:09
Merren në ruajtje të gjitha materialet e votimit edhe në Dibër

1561842806_1561842787diber.jpg
Në Dibër nuk është shënuar asnjë problem në marrjen në ruajtje të materialeve zgjedhore nga policia në të gjitha qendrat e votimit.

Ora 23:06
Asnjë problem në Durrës, policia merr në ruajtje materialet zgjedhore

Edhe në qarkun e Durrësit policia ka marrë në ruajtje të gjitha materialet zgjedhore që janë shpërndarë në të gjitha qendrat e votimit. Nuk është shënuar asnjë incident.

Ora 23:01
Shpërndahen materialet zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit në Tiranë dhe Kamëz


Në Tiranë dhe Kamëz cdo gjë është gati për nesër në orën 07:00 të mëngjesit për të votuar, pasi në të gjitha qendrat e votimit janë dërguar materialet zgjedhore. Nuk është shënuar asnjë incident.

Ora 23:00
Shpërndahen materialet zgjedhore edhe në Kukës


Në të gjithë qarkun e Kukësit materialet janë shpërndarë pa probleme në të gjitha Qendrat e Votimit

Ora 22:53
Të gjitha qendrat e votimit gati edhe në qarkun e Gjirokastrës


Edhe në qarkun e Gjirokastrës janë shpërndarë të gjitha materialet në qendrat e votimit pa asnjë problem. Report Tv mëson se cdo gjë ka shkuar normalisht pa asnjë incident.

Ora 22:52
Asnjë incident në Fier, shpërndahen të gjitha materialet normalisht

1561841632_1561841611fieri.jpg
Policia e Qarkut Fier mori në ruajtje të gjitha qendrat e votimit. Edhe në këtë qark nuk është shënuar asnjë incident, pasi materialet zgjedhore janë shpërndarë normalisht.

Ora 22:49
Policia në Korçë mori në ruajtje të gjitha qendrat e votimit, gati për nesër

1561841528_1561841414korca.jpg
Në qarkun e Korçës ka përfunduar procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore në qendrat e votimit të të gjitha bashkive Korçë, Devoll, Maliq, Pogradec, Kolonjë, Pustec. Në të gjitha bashkitë procesi i shpërndarjes ka përfunduar pa incidente.

Ora 22:47
Shpërndahen materialet pa probleme edhe në qarkun e Lezhës

1561841355_1561841319lezhe.jpg
Policia e Qarkut Lezhë mori në ruajtje të gjitha qendrat e votimit në bashkitë Lezhë, Mirditë dhe Kurbin. Edhe në këtë qark nuk u shënua asnjë problem me shpërndarjen e materialeve zgjedhore.

Ora 22:46
Asnjë problem në Jug, policia merr në ruajtje qendrat e votimit në qarkun e Vlorës


Baza materiale zgjedhore është shpërndarë nga KZAZ e Vlorës, Selenicës, Himarës, Delvinës, Sarandës, Konispolit dhe Finiqit. Edhe në qarkun e Vlorës nuk është shënuar asnjë incident.

Ora 22:41
Çdo gjë gati për votim në Elbasan, shpërndahen qetësisht materialet


Policia e Qarkut Elbasan mori në ruajtje të gjitha qendrat e votimit në të gjitha KZAZ-të, nuk raportohet për asnjë problem. Në Librazhd, Gramsh, Cërrik, Peqin dhe Prrenjas nuk është shënuar asnjë incident.

Ora 22:38
Shpërndahen materialet e votimit në qarkun e Beratit, nuk u shënua asnjë incident


Policia e Qarkut te Beratit njofton zyrtarisht se uniformat blu kanë marrë në ruajtje të gjitha qendrat e votimit. Në orën 22:00 ka përfunduar procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore në të pesta KZAZ-të e qarkut. Nuk është shënuar asnjë incident.

Ora 21:28
I kyçi Ademi, spostohen 5 qendra votimi në Shkodër, e Vaut të Dejës çohet në një lokal dasmash


Pesë qendra votimi në Shkodër janë zhvendosur. Tre që ishin parashikuar në shkollën 9-vjeçare 'Ndre Mjeda' janë spostuar te godina e zyrës së punës. Përkatësisht qendrat e votimit 291, 292 dhe 293 nga shkolla, materialet janë dërguar në ambientet e zyrës së punës. Spostohen edhe 2 qendra tjera të cilat ishin të pozicionuara në godinën e ujësjellësit spostohen në godinën e postës. Ndërsa edhe në Bushat, KZAZ-ja e Vaut të Dejës që u dogj nga militantët e PD-së u spostua në një subjekt privat, lokal dasmash.

Ora 21:10
Këputen kyçat e Voltana Ademit/ Hapen edhe dy shkolla, futen materialet zgjedhore (VIDEO)

Pasditen e sotme në Shkodër edhe shkollat 9-vjeçare “Pashko Vasa” dhe "Ali Laçej" janë hapur me forcë, teksa zinxhirët janë këputur me darë. Report Tv sjell pamjet nga momenti kur është hapur porta e jashtme e shkollës për të futur materialet zgjedhore.  

Ora 21:04
Përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore nëpër qendrat e votimit në Lezhë


Shqiptarja.com mëson se procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore nëpër qendrat e votimit në Lezhë ka përfunduar me sukses.

Në këtë rreth nuk janë shënuar incidente gjatë shpërndarjes se materialeve zgjedhore. Ndërkohë që në disa qytete të tjera shpërndarja është drejt fundit.

Ora 19:28
OSBE në Shkodër, monitoron shkollat e kyçura nga Voltana Ademi (VIDEO)

Vëzhguesit e OSBE-së po ndjekin procesin e futjes së materialeve zgjedhore, por edhe shkollat e kyçura pas urdhrit të Voltana Ademit.
 

Ora 19:01
Hapja e shkollave ku janë vendosur qendrat e votimit në Shkodër, Ademi: Jam indinjuar, po njoftojmë të huajt

1561830119_1561657302voltanaademi.jpg
Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar pas hapjes së disa disa ambienteve të shkollave nga anëtarët e KZAZ-ve për të futur materialet në qendrat e votimeve. Ademi që u vendosi kyçin këtyre institucioneve, thotë se pas veprimeve te fundit të hapjes së këtyre institucioneve me 'thyerje e dëmtim' po njoftohen institucionet vendase dhe të huaja, si OSBE-ODIHR.

'E indinjuar për mosrespektimin e urdhrit tim në lidhje me ambientet publike në pronësi të Bashkisë Shkodër nga KQZ-ja, urdhër i bazuar në Kushtetutë, Dekretin e Presidentit të Republikës, Ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”. Në cilësinë e kryetares së Bashkisë së Shkodrës, denoncoj publikisht ndërhyrjen e jashtëligjshme në institucionet në pronësi të qeverisjes vendore nga ana e Policisë së Shtetit. Këto veprime të pastra diktatorialo-politike, për hapjen e dhunshme me thyerje e dëmtim të institucioneve publike, po dhunojnë haptas dhe ditën për diell vlerat demokratike.

Gjithashtu janë duke njollosur të drejtën e votës së lirë, të pa manipuluar, të barabartë apo të blerë nga mafia. Ne po monitorojmë dhe dokumentojmë hap pas hapi të gjitha këto akte të pakuptueshme ndaj pronave të qeverisjes vendore dhe po informojmë institucionet vendase dhe të huaja, si OSBE-ODIHR. Ne kemi qenë, jemi dhe do të vazhdojmë të punojmë e lufftojmë për një Shqipëri brenda familjes Europiane, e cila dinjitetin dhe lirinë e personit njerëzor i vlerëson shtylla të zhvillimit' shkruan Voltana Ademi.

Ora 18:52
Voltana Ademi i kyçi, ish-deputeti nxjerr pamjet: Ja si shpërthehet institucioni nga banditët e PS-së

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia që ndodhet në masën e sigurisë arrest shtëpie, pas sulmit mbi KZAZ-në në shkollën "Shejnaze Juka" denoncon përmes pamjeve në faqen e tij në Facebook se 'banditët e PS-së po hapin me dhunë institucionet që kryebashkiakja në fakt i ka kyçur'.  

"Banditizmi, edhe si sjellje e shtetit bandit. Ja se si shperthehet qendra shendetesore ne zonen e Qafe Hardhise ne Shkoder nga individe te PS! Kete stil njohin, se per ta shteti eshte pushtet per t'u sjelle sic thote partia e jo ligjet e rregullat! Kur institucionet dhunohen ne kete menyre, kete e quajne standart. Cuditerisht policia nuk ben asnje veprim, hesht dhe i mbron krahet ketij "standardi". #BanditShtet" shkruan ai.
 

Ora 18:51
50% e qendrave të votimit në Shkodër po mbahen mbyllur, KQZ-Ademit: Bashkëpuno...ose burg (VIDEO)

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e procesit të votimit për zgjedhjet lokale në të gjithë Shqipërinë, KQZ ka dalë në një deklaratë për mediat duke bërë  thirrje për mirëkuptim nga qytetarët për ndryshimet e detyruara që janë bërë në disa bashki.

Sipas KQZ në bashkinë e Shkodrës rreth 50% e qendrave të votimit janë ende të pahapura. Kujtojmë se këto qendra mbahen të mbyllura e urdhër të kryetares demokrate së bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Aksioni i saj për të mbajtur mbyllur qendrat e votimit vjen në kuadër të thirrjeve të opozitës për të penguar procesin zgjedhor të 30 qershorit.

KQZ  ka bërë thirrje Voltana Ademit që të bashkëpunojë në mënyrë që të gjithë qendra e votimit të jenë të hapura për ditën  e nesërme. KQZ me pas i kujton Ademit se bllokimi i qendrave të votimi është një vepër penale dhe ndëshkohet me ligj.

"Sot, sikundër Kodi Zgjedhor përcakton, të 90 KZAZ-të po  shpërndajnë materialet zgjedhore drejt  5417 Qendrave të Votimit ,në të gjithë Shqipërinë. Procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore ka përfunduar nga 53 Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhore, ndërkohë të gjithë KZAZ-të e tjera janë drejt përfundimit të këtij procesi. Përjashtim bën KZAZ nr. 6, bashkia Vau i Dejës, ku për shkaqe tashmë të njohura, materialet zgjedhore u ridërguan në orët e para të ditës së sotme, ëka diktoi vonesën në nisjen e procesit të shpërndarjes së bazës materiale për 53 Qendrat e Votimit që ka kjo KZAZ. Ndërkohë, në Qarkun Shkodër, rezulton që rreth 50 % e qendrave të votimit vazhdojnë ende të mbahen të mbyllura nga autoritet vendore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje kryetares së Bashkisë Shkodër të bashkëpunojë në respekt të ligjit. Në baze të neneve 248, 325 të Kodit Penal këto veprime konsiderohen vepër penale; shpërdorim detyre dhe pengim i subjeketeve zgjedhore.Sikundër sot keni ndjekur mbledhjet e KQZ-së, me vendim është autorizuar ndryshimi disa vendndodhjeve të qendrave të votimit. Ky ndryshim, pavarësisht se jo për shkak të forcave madhore, ashtu sikundër Kodi Zgjedhor përcakton, ishte i detyrueshëm për të garatuar që ëdo qendër votimi, ditën e nesërme, të jetë e hapur për zgjedhësit shqiptarë. Të gjithë KZAZ-të që administrojnë procesin zgjedhor në zonat ku u bënë ndryshime të qendrave të votimit, do të afishojnë listat e zgjedhësve në vendndodhjet e reja, të caktuara me vendim të KQZ-së. Ndaj, KQZ kërkon mirëkuptimin e zgjedhësve të këtyre qendrave të votimit për këtë veprim të detyruar, si edhe kërkon që të informohen dhe të kontrollojnë faqen zyrtare të KQZ-së, për të qenë të mirëorientuar ditën e nesërme për t’iu drejtuar qendrave të votimit."  deklaroi KQZ.

Ora 18:37
Voltana Ademi e kyçi, ja si u hap shkolla në Shkodër


Në shkollën 9-vjeçare "Edith Durham" në Shkodër që është përcaktuar si një nga vendvotimet për nesër janë këputur zinxhirët me darë për të futur brenda materialet zgjedhore, pasi ishte kyçur pas urdhrit të kryebashkiakes Voltana Ademi.

Ora 18:27
Urdhri i Ademit, dy qendra të kyçura në Shkodër, roja-policit: E ka mbyllur tjetërkush (VIDEO)

Shkolla 'Jordan Misja' në Shkodër ku janë përcaktuar dy qendra votimi në varësi të KZAZ-së nr. 4 është kyçur pas urdhrit të kryebashkiakes Voltana Ademi. Anëtarët e komisionit bashkë me personat e tjerë kanë shkuar për të çuar materialet zgjedhore, por dera ka qenë e mbyllur.

Komisioni i KZAZ-së përballë kësaj situate i kërkoi ndihmë policisë. Efektivi i kërkoi që të hapte derën rojes, por ai shpreh se 'nuk e di, e ka mbyllur tjetërkush, jo unë'. Kryebashkiakja  Voltana Ademi nuk ka lejuar që shkollat  të vihen në dispozicion si qendra votimit.

Me një urdhër, të cilin e ka ngjitur në dyert e jashtme të këtyre shkollave shkruhet "Ndërtesat që janë në pronësi dhe administrim të Bashkisë Shkodër janë në shërbim sipas funksionit që ato kanë të përcaktuar në dokumentin e pronësisë. Askush nuk është i lejuar për t'i përdorur ato për qëllime të tjera pa autorizimin e Bashkisë Shkodër.

Sipas përcaktimit ligjor ky objekt është i paprekshëm pa lejen e institucionit të Bashkisë", shkruhet në dokument.

Ora 18:14
Shpërndahen pas asnjë incident materialet zgjedhore në Elbasan

1561825005_materiale.jpg

Në qytetin e Elbasanit janë shpërndarë pa asnjë incident të shënuar nëpër qendrat e votimit materialet zgjedhore.

Në bashkinë e Elbasanit materialet zgjedhore janë shpërndarë në 235 qendra votimi. Po kështu qendrat e votimit janë mbushur me materialet zgjedhore në Përrenjas, Librazhd, Cërrik, Peqin, Gramsh dhe Belsh.

Në të gjitha këto bashki procesi i shpërndarjes ka qenë i qetë dhe pa incidente.

Ora 17:13
Thyhet urdhri i Ademit, roja hap derën e shkollës, vendosen materialet te KZAZ-ja nr. 4 Shkodër (VIDEO)

Edhe në Shkodër vijon normalisht shpërndarja e materialeve zgjedhore. Në KZAZ-në nr. 4 që ndodhet në palestrën e shkollës 9-vjeçare nuk është zbatuar urdhri i kryebashkiakes Voltana Ademi, që i kyçi, pasi roja ka hapur derën e shkollës pyjore për vendosjen e materialeve zgjedhore. Nuk është shënuar asnjë incident.

Ora 16:53
Shpërndahen materialet në Selenicë, vijon procesi qetësisht në Urën Vajgurore

1561820040_1561820018selenice.jpg
Shqiptarja.com mëson se ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore në pjesën më të madhe në bashkinë Selenicë, në Brataj, Kote, Armen, Vllahine, etj. Nuk janë shënuar incidente. Edhe në KZAZ-në me numër 62 Bashkia Ura Vajgurore, vijon procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Ora 16:12
Shpërndahen materialet zgjedhore në Gjirokastër dhe Divjakë (VIDEO)

Shpërndahen materialet zgjedhore edhe në KZAZ-të e Gjirokastrës dhe Divjakës, ndërsa nuk raportohet për probleme në qendrat e votimit. Kutitë po shpërndahen sipas planit.

Ora 14:56
Qendrat e votimit në Himarë pajisen me materialet zgjedhore, nis shpërdrja edhe në Vlorë

Foto ilustruese

Materialet zgjedhore të KZAZ nr 86 ne Himarë janë shpërndarë në 16 qendra votimi, përfshirë ato të Kuçit, Vranishtit, Nivicës dhe Shën Vasilit, ndërsa në Selenicë pritet të mbërrijë policia që të bëhet shoqërimi i materialeve.Deri në mesditë procesi i shpërndarjes së materialeve ka qenë i qetë dhe të gjithë qendrat e votimit kanë qenë të hapura.

Shpërndarja ka nisur edhe në KZAZ nr 83 në Vlorë.

Ora 14:34
Shpërndahen materialet zgjedhor në QV e Sarandës dhe Beratit

Materialet zgjedhore në Sarandë, dhe Berat janë shpërndarë nga KZAZ nëpër qendra votimi pasdreke. Shpërndarja është kryer pa vonesa apo incidente ndërkohë që në gatishmëri kanë qenë edhe efektivët e policisë për të garantuar një proces të rregullt dhe të qetë.

Ora 13:24
Përfaqësuesit e OSBE-ODIHR monitorojnë shpërndarjen e materialeve zgjedhore në Tiranë

Ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore edhe në kryeqytet. Të pranishëm janë edhe përfaqësues të OSBE-ODIHR . Gazetari i Report Tv, Elis Memelli ka ndjekur nga afër dorëzimin nga KZAZ-ja të materialeve zgjedhore në qendrën e votimit në shkollën "Vasil Shanto", e cila do të shërbejë edhe si qendër numërimi në përfundim të votimit. 

Ora 13:22
Korçë/ Vijon shpërndarja e materialeve zgjedhor në QV

 Shpërndarja e bazës së materialeve zgjedhore nëpër qendrat e votimit në qarkun e Korçës ka qenë i qetë. Ato janë shpërndarë në 6 QV në Kolonjë, ndërsa procesi po vijon normalisht edhe në komunën Miras në Devoll.

Ora 12:25
Qendrat e votimit në Kurbin pajisen me materialet zgjedhore

Edhe në Kurbin KZAZ kanë bërë shpërndarjen e bazës materialeve të nevojshme për procesin zgjedhor të ditës së nesërme nëpër qendra votimi.

Ora 12:19
KZAZ 54 dhe 55 në Lushnje shpërndajnë fletët e votimit në QV

KZAZ 54 dhe 55 në Lushnje kanë nisur shpërndarjen materialeve zgjedhore në Lushje. Procesi ka qenë i qetë ndërsa forcat e policisë janë kujdesur për sigurinë e tij.

Ora 12:19
Mjetet e ushtrisë bëjnë shpërndarjen e materialeve zgjedhore në Kukës

Materialet zgjedhore në Kukës janë shpërndarë ditën e sotme përmes mjeteve të transportit të ushtrisë në shoqërinë e masave të sigurisë. Pritet që shpërndarja e materialeve të nisë edhe në Has e Tropojë.

Ora 12:10
Ademi respekton dekretin e dytë të Metës/ 'Kyç' shkollat në Shkodër

Kryebashkiakja  Voltana Ademi nuk ka lejuar që shkollat  të vihen në dispozicion si qendra votimit. Me një urdhër, të cilin e ka ngjitur në dyert e jashtme të këtyre shkollave shkruhet "Ndërtesat që janë në pronësi dhe administrim të Bashkisë Shkodër janë në shërbim sipas funksionit që ato kanë të përcaktuar në dokumentin e pronësisë. Askush nuk është i lejuar për t'i përdorur ato për qëllime të tjera pa autorizimin e Bashkisë Shkodër. Sipas përcaktimit ligjor ky objekt është i paprekshëm pa lejen e institucionit të Bashkisë", shkruhet në dokument. Report Tv sjell pamje nga shkolla "Pashko Vasa" dhe shkolla teknike pyjore, teksa shihet që ato janë të mbyllura. Por ajo që vihet re është se Ademi i është referuar dekretit të dytë të Metës, atij të datës 10 qershor dhe jo këtij të fundit.

Vendimi i Voltana Ademit

Ora 12:05
Shpërndahen materialet zgjedhore në Shkodër, disa shkolla vijojnë të kyçura

Shkodra është qyteti i radhës në të cilin ka nisur shpërndarja e  materialeve zgjedhore në disa prej qendrave të votimit. Disa shkolla vijojnë rezistencë, ndonëse ka pasur një urdhëresë nga Ministria e Arsimit për të vënë në dispozicion ambientet e tyre. Siç raporton gazetari nga Shkodra, Ergys Kavaja, shpërndarja do të bëhet fillimisht pikërisht në ato shkolla që janë të hapura.

Ora 11:43
Shpërndarja e materialeve zgjedhore në QV në Fier/ Kreu i KZAZ-së: Procesi i qetë dhe pa probleme

Ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në QV në Fier. Shpërndarja ka përfunduar pa probleme në KZAZ nr.58.  Sipas kreut të kësaj  Niko Neco procesi ka qenë i qetë dhe deri në orët e pasdites ai mund të përfundojë në të gjithë rrethin.

"Shpërndarja e materialeve zgjedhore ka filluar që në orën 10:00. nuk ka pasur asnjë problematikë. Presim të vijnë edhe tre njësi të tjera dhe shpresojmë se deri pasdite do kemi përfunduar shpërndarjen e bazës materiale në të gjithë Fierin", tha Neco.

Ora 11:42
Elbasan/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore nëpër Qendra Votimi, 248 policë në terren

Ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit në qytetin e Bashkinë e Elbasanit. Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton se në terren janë angazhuar 248 efektivë. Report Tv sjell video nga momenti teksa bëhet shpërndarja e materialeve zgjedhore në Pallatin e Sportit të këtij qyteti.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O voltan: 30/06/2019 00:18

    Je tu e tregu vedin der diten e fundit se cfar njeriu negativ je Ik zhduku sa ma par mas ta pafshim bojen Merre edhe filipin me vedi bane drejtor nej vend tjeter , Kurse ate burr lolo qe ke Lene ne shpi me femi

    Përgjigju
  • Lori: 29/06/2019 22:10

    Shtet qe nuk hap dot qendrat e votimit sepse nje plere rrugash e molotovesh i ka kyqur,vetem ketu ne Shqiperi gjen.Po ku ka mor bashki qe kyq qendra votimi.Sido qe te sillet kjo plere neser eshte dita e fundit ne ate zyre dhe uroj ti kyqin me zinxhir deren e burgut nese di ket shtet e drejtesi ndonjehere.

    Përgjigju
  • tini: 29/06/2019 21:52

    KQZ me vendimin e Kolegjit zgjedhor te padis Voltana Ademin per mos zbatim te ligjit mbi sistemin zgjedhor sipas kushtetutes se Shqiperise.Mjaft me budallalleqet e kesaj anormaleje qe kane 30 vjet qe mbajne qytetin e kuktures konbetare si prone te tyre.Mjaft me tolerance

    Përgjigju
  • Robshi: 29/06/2019 20:33

    Cfare komentuesish te shtirur farse si idhulli i tyre... po si more pisa tjetri po fiton 61 bashki pa gare me polici te koka... e prap mendjen te voltana vau dejes... o sa turp me qene shqiptar... beeeee

    Përgjigju
  • shkodrani: 29/06/2019 20:27

    O molotove je shembudhi me i keq ne te gjithe Bashkite,je dhe me e pa afta dhe rrugaqja nder gjth kryetaret e Bashkise qe ka pasur Shkodra,

    Përgjigju
  • KASEM REXHEP LEKA [ KEPI ]: 29/06/2019 19:11

    O voltani s'ke mo shonc të hiku qefi me filipin o voltana që të tana i ban. Po rëndësi ka Shkodra ajo është primare jo qefi jot me filipin. Ti Shkodrën e shkatrove në një koh që Shkodra të besoi e ti e shlatrove. Me një fjal njeri i pa bes. Ti mendon se do vazhdosh filipin kodosh akoma me e shnosh po ske shanc. Shkodra e meriton që me u ndërtu. Shkodranët jan me kultur e demokrat të vërtet jo si ti një paçavure. Tani po e shef se çfar po vjen edhe filipi shpejt të haron se ske mo çfar me i dhon.

    Përgjigju
  • Oso Dobraci: 29/06/2019 14:07

    Ajo ka kycur shkollat por e ka leshuar pa duar pa frena ... ka patent benzine nafte benzoli

    Përgjigju
  • robi: 29/06/2019 13:15

    po i vjen fundi nazistes hundekrrabes qe ve syze per te maskuar hunden me te shpifur ne bote per nje grua te mjere qe dogji shkollen per ti bere qejfin bandes se Muli Gangut,,,,

    Përgjigju
  • Laçiani: 29/06/2019 12:58

    Veç kjo k e shkoders i ka kyçur shkollat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë